• |
ide | kryesore

E sëmura me tumor bën Ramën “për ujë të ftohtë” në Rrëshen

Lajme, Të fundit



Takimet me popullin, kryeministri Edi Rama i kthen shpesh në situata komike me batutat e tij të zakonshme për gratë në shtëpi, burrat me mustaqe, etj. Kështu nisi takimi edhe me banorët e Rrëshenit derisa fjalën e mori një zonjë e ulur nga fundi i sallës.
Ajo i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik, por aty përballej me vështirësi të shumta. Ajo tha se kërkonte sqarime për mungesën e barnave dhe shërbimit, por askush nga administrata nuk u kthente përgjigje. Sipas saj, të sëmurët me tumor sillën vërdallë me burokraci të pafundme pavarësisht sëmundjes së tyre të rëndë.

“Nga 8 terapi që duhet të marr, kam marrë vetëm 3 dhe nuk jep askush sqarim” – tha zonja me zë të dridhur.

Duke qenë se çështja ishte serioze, Rama ndryshoi tonin e zërit dhe pranoi se e njeh situatën. Kreu i qeverisë tha se qeveria nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të kësaj kategorie pacientësh që shtohen. Rama premtoi një tjetër mënyrë të prokurimit të barnave për këtë pavion. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. qevri ne shqiperi me te birin rus te stalinit qekbesiren rama kot.parat ikin qe tashem per pallatin 40 katesh te zahos.

  2. Maskara pa shpirt! Kur djali vete qe smure e sheroje ne Amerike ! Minimum ka harxhur 300 k$! Pa shpirt njeri ajo zonja max 2 vjet mund te rroje! Zot eshte I madh vonon Po nuk harron

  3. Ju gazetaruca,duhet te beni nami se po riten rastet e te semurve me kancer nga ndotja e ambjentit!Natyra e shkateruar dhe do shkaterohet me sh nga hotel me 5 ose 10 yje,ndertimet e kulla anembane Shqiperise,10 hidrocentrale mbi cdo lume, etc,etc cmeduri anti shteti dhe anti njerezor pafund.Juve si beni dot keto gjera sepse doni dhe ju te keni pallatet e juaja,vilat buze detit,makinat luksoze dhe pse jo nje bank akount jashte vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *