• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i PD në Lezhë: Me Ramën nuk ishte darka e gabuar, por do shkoj në protestën e 27 janarit

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së PD-së, është shprehur se kishte darkuar mbrëmë me kryeministrin Rama dhe se sipas tij kjo nuk ishte ‘darkë e gabuar’.

“Nuk ishte e gabuar, ishte e duhura në kohën e duhur. U diskutua për shumë gjëra dhe për probleme konkrete, edhe pse nuk jeni në të njëjtin drejtim politik me kryeministrin. Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falenderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave”, tha kreu i bashkisë Lezhë.

Por pavarësisht kësaj ai u shpreh se do të marrë pjesë në protestën e PD-së më 27 janar në kryeqytet.

Unë do të jem në datën 27 janar në protestë, më gjithë partinë time, nuk diskutohet. Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë”, tha Frrokaj.

Ndërsa kryeministri ia ka kthyer me batutë “Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë”, iu drejtua Rama me humor atij. Sa për premtimet e bëra, unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thasë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen”.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *