• |
ide | kryesore

Policia shoqëron disa persona në lidhje me shpërthimin me tritol në Shkodër

Lajme, Të fundit



Pas sulmit me tritol në një lagje të shkodrës, policia jep detajet zyrtare lidhur me shpërthimin, ku mbeten 7 persona të plagosur. Lidhur me autorët e ngjarjes, policia bën me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona në komisariat.

3 nga personat e plagisur në shpërthim janë në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranë për një mjekim më të specializuar. Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe ekspertë të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *