• |
ide | kryesore

Rama liston arritjet e policisë kundrejt krimit, nuk përmend asnjë emër krimineli të madh të kapur

Lajme, Të fundit



Në ceremonine e 105-vjetorit te krijimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama u shpreh se policia hoqi nga duart e organizatave kriminale  40 mln euro pasuri. Po ashtu ai përmendi edhe vrasjet që sipas tij në vitin 2017 u shënua numëri më i ulët i tyre pas viteve ’90.

Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj. Vjen policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 mln euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milionë euro. Në 2017 garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas ’90, ndodhën vetëm 50 vrasje, nuk është shifër shumë e ulët, por minimumi historik dhe më shumë se gjysma e 107 vrasje në 2013 dhe 126 në 2012, dhe një shifër më e ulët se shifra e një vendi të BE ku flitet shumë për krimin shqiptar. Krimi nuk luftohet me gjykatës e prokurorë të korruptuar, por nuk luftohet as me drejtorë, shefa komisariatesh apo policë të korruptuar” – tha Rama.

Por përpos përmendjes së këtyre shifrave, Rama nuk përmendi kapjen e asnjë krimineli apo trafikanti të rëndësishëm droge nën qeverisjen e tij .



2 Comments

  1. Ne krye te atyre qe duhesh te arrestonin duhet te ishte vete ky krye zii i politikes se qelbesirave qe e shnderroi vendin KOLUMBIA EUROPES.

  2. suksesi nume nji mijera tonelata drog mbjellur,
    suksesi dyt policia mbillte e korrte kanabisin,
    suksesi tre policia trafikonte kanabisin
    e keshu me radh.nga polic ne kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *