Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpërthimit me eksploziv që tronditi Shkodrën, nga ku mbetën disa të plagosur. Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha e ka konsideruar ngjarjen si një akt terrorist dhe e ka drejtuar gishtin tek banda e lidhura me qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Berisha e ka cilësuar sulmin si “Forca e Krimit”, duke ia vënë përballë operacionit “Forca e Ligjit”.
“Akt terrorist në Shkodër! Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkodër, 7 të plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushe Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit”, bandat e partisë godasin fuqishëm. Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigja jonë!” – shkruan Berisha.
E kujt partie!?
E ke lene pa specifikuar qellimisht apo gabimisht!?
Per me teper se pacavuren qe ke shkruajtur e mbyll me thirrjen per proteste.