• |
ide | kryesore

Shpërthimi në shkodër, reagon Berisha: Akt terrorist, godasin ‘forca e krimit’ dhe bandat e partisë

Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpërthimit me eksploziv që  tronditi Shkodrën, nga ku mbetën disa të plagosur. Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha e ka konsideruar ngjarjen si një akt terrorist dhe e ka drejtuar gishtin tek banda e lidhura me qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Berisha e ka cilësuar sulmin si “Forca e Krimit”, duke ia vënë përballë operacionit “Forca e Ligjit”.

Akt terrorist në Shkodër! Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkodër, 7 të plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushe Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit”, bandat e partisë godasin fuqishëm. Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigja jonë!”  – shkruan Berisha.

 



1 Comment

  1. E kujt partie!?
    E ke lene pa specifikuar qellimisht apo gabimisht!?
    Per me teper se pacavuren qe ke shkruajtur e mbyll me thirrjen per proteste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *