• |
ide | kryesore

Sokol Bizhga zëvendëson Çakon në krye të Policisë së Shtetit?

Lajme, Të fundit



Sokol Bizhga është emri që përflitet së fundi si pasuesi i Haki Çakos në krye të Policisë së Shtetit. Mediat kanë raportuar gjithashtu se ka gjasa që prezantimi i tij të bëhet sot në Lezhë gjatë njē ceremonie me rastin e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Bizhga është një ndër drejtuesit që i plotëson kushtet dhe ka gradën ‘Drejtuesi i Parë’.

Ai ka 18 vjet përvojë pune në Policinë e Shtetit. Aktualisht mban pozicionin e drejtorit të Forcave Operacionale të Lëvizshme. Ditët e fundit Bizhga është parë edhe nën shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sidoqoftë mbetet të presim për të parë se kush do të jetë i përzgjedhuri i Ramës.

©LAPSI.al



4 Comments

  1. Me ne fund po kuptoj qe e paskan mare seriozisht policine.Sokol bizhga eshte nje nga ata kuadro qe prej vitesh punon pa kompromis me krimin prandaj kam kete mendim dhe them qe e paskan seriozisht kete hete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *