• |
ide | kryesore

Të gjithë të rinjtë shqiptarë duan të ikin me studime në Gjermani

Lajme, Të fundit

Maturantët shqiptarë po përgatiten të marrin vendimin e jetës, cilën degë do të ndjekin për studimet e larta. Ndërsa Ministria e Arsimit njoftoi dhënien e bursave për nxënësit ekselentë që zgjedhin degët e mësuesisë, thuajse të gjithë ata që ne pyetëm sot se çfarë preferonin, apo nëse i joshte kjo ofertë, pohuan se dëshironin që studimet ti kryenin në Gjermani.


Studimet universitare jashtë shtetit vazhdojnë të joshin nxënësit shqiptarë. Dilema e vetme që maturantët kanë është zgjedhja e degës së duhur, pasi destinacioni mbetet Evropa perëndimore. Të ndikuar shpesh edhe nga pjesëmarrja në projektet gjermane që operojnë në shkollat e mesme në kryeqytet, zgjedhja e shumicës së gjimnazistëve mbetet Gjermania.


“Dua të iki në Gjermani për matematikë”.  “Do studioj në Gjermani për informatikë”.

Arsyet e kësaj zgjedhjeje, krahas larmisë së degëve të studimit, lidhen edhe me mundësitë që ofron tregu i punës atje.

“Kam studiuar tregun e punës, kushtet janë më të mira”.

Krahas atyre që preferojnë të largohen, ka edhe gjimnazistë të cilët synojnë vetëm përfundimin e studimeve jashtë shtetit e më pas të kthehen sërish në Shqipëri për të punuar.

“Të studioj për IT në Gjermani, pastaj të vij në Shqipëri”.

Drejtuesit e gjimnazeve konfirmojnë se vit pas viti numri i nxënësve që duan të studiojnë drejt Evropës po shënon rritje. Vetëm vitin e kaluar 1 mijë maturantë zgjodhën të mbyllin studimet universitare jashtë vendit. /Klan plus

 

1 Comment

  1. Shume mire bejne…cfare te bejne tjeter? Oferta mesimore ne universitetet Shqipetare le shume per te deshiruar. Mesuesit jane analfabete dhe te korruptuar. Shkojne me vonese ose hic fare ne mesime, nuk shpjegojne, u duket vetja perendi perpara studenteve, kerkojne pare per te dhene provimin…lista eshte shuume e gjate. Nese keni pare per te shpenzuar atehere investoni ne shkollat gjermane. Edhe tregu i punes atje eshte shume me i mire se sa ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu