• |
ide | kryesore

Mustafaj: Tre arsye pse është e veçantë protesta e 27 janarit

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka bërë një analizë të detajuar të asaj se çfarë do të ndodhë në protestën opozitare të 27 janarit, të cilën e cilëson si të veçantë.

Sipas Mustafajt, protesta e 27 janarit do të masë forcën e protestuesve të opozitës dhe forcën e LSI-së jashtë mazhorancës. Mustafaj hodhi poshtë zërat se kjo protestë mund të pengojë në çeljen e negociatave me BE-në. Ish-ministri i Jashtëm shprehet se kësaj rradhe ka pakënaqësi ndaj qeverisë.

“Ka një refuzim të analizës së gjendjes nga ana e Ramës. Ai do të spekulojë me ndjeshmërinë që kanë protestat. Por a mundet që protestat të pengojnë çeljen e negociatave? Unë po ju them nëse protestat do jenë në logjikën e demokracisë unë mendoj se nuk e pengojnë çeljen e negociatave.

Këto protesta kanë një veçanti, pasi këtë herë kanë një pakënaqësi ndaj qeverisë. Pritet të matet forca e protestuesve të opozitës dhe forca e LSI në protestë, pasi nuk ka protestuar kurrë. Nuk besoj se ato që thotë Basha se pas kësaj proteste ne do çmontojmë qeverinë. Qeveria ka legjitimet të plotë. Protesta do ta thellojë ndjeshmërinë e opinionit publik për kanabisimin e vendit”- u shpreh Mustafaj në rubrikën “Opinion” në “News 24”. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Ik ore koqe, se ate name, pse sthua eshte vetme opozite qe be propogande under shqiperise, politikan pushta qe shisni cdo gje tek te huajt, se nuk ju intereson asnjehere drejtesia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *