• |
ide | kryesore

Përgatitjet për protestë/ Basha hesht për 13 milionët e hotelit në Vlorë

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha takon çdo ditë demokratët në përgatitjet për protestën e 27 Janarit kundër qeverisë. Takimin e fundit e bëri në Vorë, ku foli për faturat që duhet të paguajnë shqiptarët në borxh me KESH dhe për faturën e konçensioneve.

Por Basha ka vendosur të mos flasë për një faturë tjetër që duhet të paguajnë shqiptarët për faj të Edi Ramës.

Vendimi i Strasburgut detyroi qeverinë t’i kalojë 13 milion euro pronarëve të hotelit që u shkatërrua me tritol.

Pavarësisht se në konflikt interesi, (një nga pronarët e hotelit është vjehrri i Bashës) kreu i Partisë Demokratike nuk e ka përmendur në asnjë takim këtë skandal të qeverisë.

Heshtja e tij lë hapësirë për interpretime dhe në media kanë nisur të hidhen dyshimet e para se fatura prej 13 milion eurosh ishte pjesë e marrëveshjeve okulte mes Bashës dhe Ramës.

Në Vorë, Basha foli për protestën e 27 Janarit. Kreu i PD-së pret nga mbështetësit e tij të dalin në protestë kundër qeverisë për t’i treguar se “banda e Edi Ramës është e papranueshme”.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”- u shpreh Basha.



7 Comments

    1. te ha rruani bashes zhelet ti i pa emer ,rama etj.po qdare pune ka bbasha kur nuk esht pallati i tij.por i vjerrit,lejen i dha nje qelbesir socialiste .

  1. se mos i tha basha beje 21 janarin rames per meten dhe ky e beri president,ose se mos i tha basha prishe pallatin me leje.nuk keni par gje akoma sa pallatet ka prishur erioni i jastek griseldes e bastardi rama .do te ikun miljarda,mirpo qelbesirat jan te lumtura qe do u ngelet vetem leshi i negjmijes ushqim.

  2. te ha rruani bashes zhelet ti i pa emer ,rama etj.po qdare pune ka bbasha kur nuk esht pallati i tij.por i vjerrit,lejen i dha nje qelbesir socialiste .

  3. Po perse u dashka te ndihet BASHA per faturren qe do paguajiRAMA. Kur e prishi e pyeti BASHEN? Per kapriciot e banditit te qeverise, paguan populli, e ketu duhet te qendrojme. A e dini se sa eshte shuma qe pervendimet jashte ligjore te ketij horri sa eshte fatura qe gjykata e STRASBURGUT, ika vene kesaj qeverie qe eshte kundra prones private?Mos hidhni alibi, krijesa ngaterrestaresh te politikes se felliqur, por qendroni aty ku sot jane problemet.E keto probleme, politike, ekonomike,te ashpersuara nga kjo qeveri, sot opozites ibie te luftoi per te drejtat demokratikee jetesore, per te ecurdrejte demokracise me nji shtet ku te respektohet kushtetuta.

  4. Po perse u dashka te ndihet BASHA per faturren qe do paguajiRAMA. Kur e prishi e pyeti BASHEN? Per kapriciot e banditit te qeverise, paguan populli, e ketu duhet te qendrojme. A e dini se sa eshte shuma qe pervendimet jashte ligjore te ketij horri sa eshte fatura qe gjykata e STRASBURGUT, ika vene kesaj qeverie qe eshte kundra prones private?Mos hidhni alibi, krijesa ngaterrestaresh te politikes se felliqur, por qendroni aty ku sot jane problemet.E keto probleme, politike, ekonomike,te ashpersuara nga kjo qeveri, sot opozites ibie te luftoi per te drejtat demokratikee jetesore, per te ecurdrejte demokracise me nji shtet ku te respektohet kushtetuta.

  5. Problemin e Rames, Bushati kerkon ta kaloje tek Basha. Sipas logjikes jointelektuale te Bushatit, Rama dhe Basha paskan rene dakord ne marreveshjen e tyre qe te urdherojne Gjykaten e Strasburgut qe marre vendim kunder qeverise. Hajde logjike, hajde. Si u beka marreveshje nga Rama dhe Basha per nje vendim qe do ta merrte nje gjykate qe nuk do tja dije as per Ramen as per Bashen? Logjike andibushatiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *