• |
ide | kryesore

Pse duhen rishikuar ato që na kanë mësuar për Skënderbeun

1, 2, Ide



Përse unë dua të rishikohen ato që më kanë mësuar ideologjikisht për Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Gojëdhëna e shpatës dhe e dorës. E drejtë, nuk është shpata që bëri epopenë e madhe të Skënderbeut. Shpata ngrihet nga dora. Por, dora nuk ngrihet vetë. Dorën e ngre mendja, ideja, koncepti.

Duhet një historiografi idealiste për të shpjeguar çarjen e madhe që prodhoi Skënderbeu në histori.

Pse do të vinte në Krujë, në një cep fortese, kur atij i hapeshin të gjitha shtigjet në Perandori?

Jo, nuk është thjesht dëshira për feudin e babait. Nuk është trishtim disfate në karrierë, as tradhëti ndaj Baba Sulltanit. As shkrepje vegimesh fëmijënore! Mos u tallni!

Ai shihte larg, sepse poqese e shihte çështjen se nuk do të fitonte dot, nuk do ta fuste veten dhe familjen, klanin dhe fisin, popullin, në një aventurë. Kush e nis një betejë pa shpresë se do ta fitojë atë?

Pra pyetja është nga i erdhi ideja që e solli në një projekt madhor, të madhërishëm, po, po, të magjishëm, sepse t’i besosh një ideje, nuk është thjesht ratio, është besim, është frymëzim që nuk vjen shpesh nga ato që sheh, që të rrethojnë, është një kryengritje e “çmendur” në emër të idesë.

Gjergji i madh është produkt i një kulture që gëlonte në tokat arbërore.

Kur prifti Pal Engjëlli thoshte në shqip formulën e pagëzimit në Durrës, kjo nuk është një çështje thjesht linguistike sikurse e kanë trajtuar. Eshtë e dhëna më e madhe e antropologjisë kulturore arbërore. E dini se çfarë do të thotë kur një bashkësi besimtarësh do ta dëgjojë në kishë besimin e vet në gjuhën amtare? Do të thotë se ajo gjuhë ka arritur majat e institucionalizimit të saj. Eshtë një gjuhë kombëtare pavarësisht sesa është e zgjeruar gjeografikisht. Potencialin e ka tashmë. Por, stalinistët sovjetikë nuk e duan ta pranonin kombin para tregut të përbashkët, sepse ashtu kishte thënë sovjetiku Stalin. Pra e donin kombin shqiptar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, a thua se nuk ka pasur kombe që në kohën kur popullsitë ishin të shpërndara dhe pa treg të përbashkët. Lexoni, lexoni o albanistezologë!

Kjo kulturë e fuqishme vendase që lulëzonte në qytete si Durrësi, etj., ishte edhe në rrethinat rurale, e mbrujtur përtej ndikimeve politike bizantine dhe atyre që vinin nga gadishulli përballë, nga fisnikët vendas që po fuqizoheshin disa shekuj pasi ra Roma dhe midis Romës dhe Bizantit gjenin vend për të konsoliduar pushtetin e tyre.

Se Gjergji erdhi, por si i mobilizoi ai fisnikët vendas nëse këta nuk ishin mbrujtur dhe mbrojtës të kulturës dhe gjuhës vendase. Por, Stalini nuk mund të pranonte që fisnikët vendas nga Veriu në Jug ishin ata që ngjiznin dëshira kombëtare. Sepse sovjetiku shqiptar feudalin e sheh si gjakpirës të bujqësve dhe kaq. Gjeni një muze në Shqipëri për fisnikërinë arbërore! Do kërkoni atë që ka qenë e censuruar, që vazhdon të jetë e censuruar, që është censuruar në kokë, pastaj me polici.

Shkencën shqiptare në shumë drejtime e ka bërë policia sekrete me anë të represionit.

Skënderbeu i madhërishëm e magjik sepse drejtohej nga ideja, e shihte larg, nuk ishte një shpatar i zakonshëm që priste koka me jatagan. Ai shihte larg sepse ndjenja kombëtare në të gjithë Europën kishte nisur të shpallej hapur kundër universalizmit latin. Në Gjermani, Luteri shkruan në gjermanisht dhe predikon një fe duke i bërë thirrje fisnikëve gjermanë kundër kishës romane, Gutenbergu i heq kuvendeve të drejtën për të riprodhuar dijet me skribë dhe shpik makinën e shtypit masiv, duke ja dhënë dijen turmave dhe masave të burgerëve vendas lokalë e duke nxitur ndjenjën kombëtare. Makiaveli i madh shkruan më pas Princin në italishten e vjetër dhe vazhdon traditat e kohës së tij duke e bërë politikën një fakt lokal. Dekarti më pas shkruan logjikën në frëngjisht pra në gjuhën e vulgut të kohës. Kjo lëvizje laike me ndjenja kombëtare është Europa qendrore dhe Perëndimore ku noton bota moderne e kohës. Në këtë lëvizje kaq moderne dhe antikonservatore shkruhet edhe projekti i Skënderbeut. Ai e di se çështja do të fitojë në mos kur është gjallë në pasvdekjen e tij. Ky është Heroi legjendar. Këtë e dinin të gjithë vizionarët e kohës dhe më pas, që nga Luteri, Serveti, Jan Husi, Galileu, Gutenbergu. Ata ishin njerëz të ndricuar dhe pranonin të gjitha torturat, vuajtjet dhe persekucionet në emër të asaj që ata e dinin se do të fitonte në mos sot nesër.

Por, stalinisti sovjetik nuk e donte që Skënderbeun ta shkruante brenda një projekti të përbashkët europian, sepse e donte një përpjekje vetmitare, si një ulurimë mali, me malësorë dhe me dëborë, jo si një projekt intelektual që shpatën e ka thjesht si mjet sikurse ka pendën.

Na duhej shpata sepse vetëquheshim se historinë e kemi çarë me shpatë në dorë majë kalit. Sepse fisnikët, fetarët, intelektualët e kohës nuk dinin të mendonin. Kishin ndërgjegje të cekët fetare përsërit stalinisti sovjetik. Pra kishin kulturë të cekët.

Po si ngrihet shpata pa dorën dhe dora si e bëhet e fuqishme pa mendjen?

Por, ndikimin e kishave bizantine apo katolike në trojet tona sovjetiku nuk e pranonte dot, sepse feja ishte kundër shqiptarisë, sipas tij, në çdo epokë, dhe në çdo rast, prandaj nuk mund ta gjejë frymëzime hyjnore te Gjergji i madh. Pal Engjëlli ishte ambasador – thonë – e vërtetë – pra e politizojnë – sepse si udhëheqës shpirtror i një epopeje me metafizikën e Zotit, nuk mund ta pranonin.

Si mund ta pranonin kur në 1968 ndërkohë që bëheshin festimet për Skënderbeun si prijës malësorësh që ngriti kokë poltikisht dhe ushtarakisht ndaj Sulltanit, mbylleshin kishat, xhamitë dhe teqetë?

Ja pra se përse duhet ta shohim më gjerë, më thellë, epopenë krenare të Skënderbeut, si themelues politik i kombit, si fenomen europian dhe paneuropian dhe jo i izoluar dhe jo i tradhëtuar nga kultura europiane, si fakt i udhëhequr nga besime hyjnore, si pasojë dhe jo si shkak me shpatë i një tradite vendase për kulturë identitare, si fryt i intelektualizmit vendas, në një ritëm me kulturën më të ndritur europiane të kohës.

Jo thjesht si fakt malësorësh barinj sikurse na ka degjeneruar filmi sovjetik stalinist sllavofil.

Jo turpin e botës !

A don ti Gjin me luftu kundër turqve? 
Du si s’duuuuu!

Dhe salle e errët shkrihet me lotë.

Por kjo kërkon rinovimin e paradigmave që një grusht njerëzish i mban të ndrydhura, me anë të votimit të manipuluar, jemi ende në kohën e inkuizicionit, të censurës, të dogmave staliniste.

Ja përse duhet rinovuar kërkimi shkencor në Shqipëri, përtej lojrave politike dhe mefshtësisë dhe interesave financiare të disave që drejtojnë arsimin e shkencën.

Ja përse duhet çliruar shkenca shqiptare nga thonjë e obskurantizimit!

Ja përse duhet bërë çmos pa asnjë oportunizëm për ta hequr kapakun prej hekuri që ka mbyllur brenda një guve të vërtetat dhe që na pengon të jemi krenarë për atë që duhet të dimë se nga vijmë.

Ne jemi bërë komb pa projekt prandaj djemtë dhe vajzat ikin.

Ja përse duhet një rithemelim i akademizimit shqiptar, jo vetëm me njerëz të rinj, por edhe me hipoteza e me energji të reja intelektuale.

Përndryshe :

A don ti Gjin me luftu kundër truqve?

Du si s’duuuuuuuu!



15 Comments

  1. Me pelqeu shkrimi, me pelqeu apeli. Me vonese, po duhet me te vertete te miret ne dore nga profesionistet, nga shkencetaret: “nga vijme e ku shkojme” si projekt. Po bombardohemi nga amatore facebooku qe udhehiqen nga sensi i se mires …dhe hic; qorrsokak dhe fryrje boshe. Ngjit bukur kur flet intelektuali i vertet dhe ndjehemi mire.

  2. Fuga dhe shume te tjere, para se te shqetesohen per nje film per Skenderbeun, duhet te shqetesohen per sulmet qe vijne edhe brenda Shqiperise (per fat te keq), kunder Heroit tone kombetar.
    U mbulua statuja e Skenderbeut ne Sheshin Skenderbej se do faleshin Talabanet ne shesh!
    Jane botuar nga ndonje pleher shqipfoles qe per fat nuk jeton me, liber qe denigron figuren e Heroit tone kombetar.
    Keto gjera nuk ndodhin askund ne bote. C’do vend i ka te pa prekshem Heronjte kombetare.
    Ne Greqi p.sh. nuk del dot asnje i cmendur te botoje dicka kunder Leonides se Termopileve.
    Ketu ka linja islamike, por dhe antishqiptare qe hapur flasin e botojne kunder Heroit tone kombetar.
    Kjo nuk duhet lejuar ne kuader te nje lirie pa fre. Ashtu sikur nuk lejohen askund ne vende tjera qe ruajne identitetet e Herojve te tyre dhe nuk botojne plehra te servirur nga ca funderrina antikombetare.

  3. Bobooooo, kur mendoj qe del lali eri tre here ne dite ne media dhe lali piktori ka tv privat, dhe pastaj profesori i nderuar ben jehone rralle e me rralle, bindem qe Njeriu i Ri e ka marre ne dore kete vend, po me sukses!!

  4. Do të dalë ndonjë Tomas që tmerohet i gjori nga “hartimet e bukura”, se duket që në shkollë nuk ja shkrepte mëndja të shkruaj dy rrjeshta hartimi.
    Meqë tani me telefonë inteligjentë janë pajisur edhe gjysem analfabetët, hajt të hedhin në internet ndonjë frazë kot edhe injorantët.
    Përgëzime profesor Fuga për këtë shkrim të bukur për Skënderbeun e përgjithesisht herojtë nacionale, që propogandistët e modelit stalinist sovjetikë, përpiqen ti zhvlerësojne si “mite”.

  5. Do të dalë ndonjë Tomas që tmerohet i gjori nga “hartimet e bukura”, se duket që në shkollë nuk ja shkrepte mëndja të shkruaj dy rrjeshta hartimi.
    Meqë tani me telefonë inteligjentë janë pajisur edhe gjysem analfabetët, hajt të hedhin në internet ndonjë frazë kot edhe injorantët.
    Përgëzime profesor Fuga për këtë shkrim të bukur për Skënderbeun e përgjithesisht herojtë nacionale, që propogandistët e modelit stalinist sovjetikë, përpiqen ti zhvlerësojne si “mite”.

  6. A don ti Gjin me luftu kundër turqve ?
    – Du, si s’duuuuu.

    Sot është bërë aktuale një thirrje tjetër :

    A don ti Gjin me fitue pare të madhe me kanabisin e me Sorosin ?
    – Du, si s’duuuuuuuuuuuuuu

  7. Hic mos u mërzit zotëri Fuga, se shkrimin tënd vec kanë filluar te ta përqeshin. Ardian Vehbiu, ky katolikofob i përndezur, në atë pacavurën e vet dixhitale, me një cinizëm dhe dashakeqësi të sprovuar i hedh poshtë të gjithat që ju i shkruat më sipër. Duke patur parasysh se ai ka një cetë partizane pas vetes, të cilët vec presin sinjalin për t´u rreshtuar si delet pas bariut, prite tani furinë antiskenderbiane të bijve të komunistëve të shëndrruar së fundi në globalistë e kozmopolitë asgjëthënës.

  8. Ju lutem te gjithe shkruesit e mesiper me sqaroni cte mire ka patur Shqiperia nga Skenderbeu,si ka ndikuar ne zhvillimet ekonomike te saj.Faleminderit

    1. E para: Kjo gjuhe qe po shkruan quhet gjuha shqipe, gjuha e njerezve qe ndan nje gjak prej 1500 vjeteve te pakten. Gjergji dha kontributin e tij, qe ti te vazhdosh te perdoresh gjuhen me te bukur dhe me te embel ne bote, ndryshe do te ishe duke shkruar turqisht apo greqisht,

      E dyta: Identitetin, pjese e se ciles eshte gjuha. E quan veten shqipetar, jo turk, jo grek.

      E treta, jeton akoma aty ku jetuan te paret etu. Nuk je degdisur ne vise te tjera.

      E katerta: Nuk mund te kishe ekzistuar ti si person, nqs te paret e tu nuk do te kishin ekzistuar… fale luftes edhe te Gjergjit.

      etj, etj….

  9. Ti qe ke vene pseudoemrin shqipetar. sepse vetem shqipetar nuk mund ta quash veten nese ben nje pyetje te tille sepse edhe ne rastin me vulgar te shqiptarit qe e merr legjenden e Gjergjit te mirqene dhe ka krijuar ne mendje dhe ndergjegje identitetin bazuar ne te nuk i vete ne mendje dicka e tille vec turkoshakut grekoshakut dhe serboshakut te cilet kurre nuk e duruan kete veper qe beri heroi yne kombetar dhe per te cilin Profesori me siper ka bere nje pershkrim dhe shtjellim te historise nga me exelentet qe kam lexuar deri me sot. kjo tregon qe ti dhe ne shqip nuk di te lexosh pasi shkrimi i mesiperm e shtjellon fare mire pyetjen se cfare beri ne te vertete Gjergji. me pak fjale me te thjeshta se ato te profesorit do te te jepja nje pergjigje me shpresen se mund ta kuptosh: Gjergji sintetizoi idene e personit te quajtur Shqipetar , i dha atij formen e duhur , drejtimin e duhur ku ai ne 600 vitet e ardhshme duhet te drejtonte shikimin dhe te vepronte si europianet e tjere qe po reagonin ne te njejten menyre po ne ato vite. ishte dritembajtesi i cili nese do kishte dale me sukses nga erresira ky Shqiptar sot do ishte perkrah Gjermanit apo Francezit dhe Anglezit te sotshem jo vetem nga ana materiale ( sepse ate mendim anadollak ke ti zotrote ne koke) por nga ana intelektuale shoqerore dhe klasore, i barabarte me evropianet e tjere dhe larg ideologjive feudalebolshevike te shekullit xix qe po na lene dhe 100 vjet te tjera prapa edhe sot ne boten e digitalizuar ku informacioni duhet ta iluminonte dhe me shume mendjen tone ne fakt ka bere overload me brockullat komuniste dhe akoma na mban te shtypur.

    1. Faleminderit per pergjigjen,por pa nje shpjegim te qarte se vendet e zhvilluara sot nuk e kishin SKENDERBEUN dhe jane me te zhvilluara si nga ana ekonomike ashtu edhe ana ideologjike dhe kulturore.Per sa i perket mendimit anadollak mendoj se te pyesesh nuk eshte turp.te mos dish dhe te hiqesh sikur di eshte turp.E keqja e shqipetarit eshte shqiprtari.F Konica.Faleminderit!5

  10. Faleminderit per pergjigjen,por pa nje shpjegim te qarte se vendet e zhvilluara sot nuk e kishin SKENDERBEUN dhe jane me te zhvilluara si nga ana ekonomike ashtu edhe ana ideologjike dhe kulturore.Per sa i perket mendimit anadollak mendoj se te pyesesh nuk eshte turp.te mos dish dhe te hiqesh sikur di eshte turp.E keqja e shqipetarit eshte shqiprtari.F Konica.Faleminderit!5

  11. O professor, ketu je ti? Apo rrofte portalet e shkruan nga tutje?

    Artikulli eshte I bukur, shume I bukur! Si hartim gjimnazi do merrje noten 10 dhe do

    futeshe ne listen e vogel te te vegjelve me te ardhme te madhe.

    Si akademik artikulli smund ti jap noten qe mendoni ju se duhet te marri.

    Pse?! Sepse dhe ju akademiket jeni fajtore ne kete katrahure. Shume fajtore!

    Kemi gati 30 vjet qe shteti eshte ne dore te disa monstrave dhe ju si akademike vetem ulet koken

    ose keni perfunduar ne nivelin e opinionisteve rrogetare dhe Kazan (sic thote gjatosh-palloshi).

    Ike e dhe leksione jashte dhe bere shume mire, por kontributi juaj duhet te ishte shume me I madh, nese

    do mendoje ashti sic ke shkruajtur per Skenderbeun. Kishe mundesi, kishe pavaresi ekonomike, kishe statusin

    e akademikut, por te mungon guximi per ti thene gjerat troc dhe hapur. Po ti je akademik dhe e di mire qe

    po te flisje troc, do persekutoheshe, do kufizoheshe, do ndrydheshe dhe zgjodhe kete rrugen e ndermjetme

    te mbijeteses, sepse je ne ato nivele ku mbijetesa juaj eshte e nderuar, e kamur, e paprekshme per sa kohe

    nuk prek aty ku dhemb.

    Ky komb ka nevoje per mendimtar, per vizionar, per vetmohues, qe Kombi shqiptar per momentin I ka me

    gishta.

    Ky komba ka nevoje per njerez si Rexhep Qosja, por ka nevoje dhe per mbeshtetes qe ta degjojne dhe

    ta perhapin mendimin e paster, mendimin e qarte, mendimin e vyer. Keshtu jane zhvilluar dhe vazhdojne

    te zhvillohen mendimet per nje vend me te mire dhe me baza te shendosha, ekonomike dhe kulturore.

    Artikullin ke bere mire qe e ke publikuar, por mendoj se duhet ta analizosh dhe vete, se ndoshta te ka

    dale nga ndonje frymezim ideor I rinise dhe ka nevoje per saktesimin e nje mendje te kthellet dhe ne moshe!

    Gjithsesi mendoj se hyn ne ata njerez qe kerkoni te beni mire per Kombin!

  12. “A don ti Gjin me luftu kundër turqve?
    Du si s’duuuuuuuu!”
    pavarsisht se i bashkohem fugës në këtë shkrim dua të them dhe unë mendimin tim për këtë interpretim alla kadare të fugës!!
    jemi në vitin 2018 dhe fuga i ka më shumë se 60 vjeç,pra “Diplomuar në filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978.”ka mbaruar universitetin për fillozofi 12 vite para se të hiqej censura diktatoriale!!
    kështu që i vjen gati,gati 28 vjet që fuga,nuk e ka shprehur këtë mendim,për mendimin tim ajshtëzakonisht të saktë dhe të drejtë!!
    përse ka ndodhur që fuga do të deshte 40 vjet për të arritur në këtë përfundim??
    sepse ai duhej të piqej në mëndjen e ti?!
    mendoj unë!!
    pra fuga nuk mund të gjykojë saktësinë,mënyrën e të shprehurit të naimit,konicës,nolit filmit për skënderbeun njëlloj si ditën që ai u ndriçua nga ky mendim i drejtë!!
    kohë më parë,në zvicër,bisedoja me nja dy shqiptarë të maqedonisë për periudhën e prishjes me jugosllavinë,’48ën!!
    ata më tregojnë variantin e tyre që e kishin mësuar nga tregimi gojor i të parëve të tyre!!
    pavarsisht se ishte i përpiktë me ngjarjet e ndodhura,ai ishte i treguar në një mënyrë të tmerrshme foshnjore!!të ngjante si një përrallë që se beson një i ritur!
    i them shokut tim,me arsim të lartë,se si është e mundur që këta të kujtojnë se gjërat kanë ndodhur kështu,në këtë mënyrë!!me dy fjalë ma mbushi mëndjen-i tillë është niveli ashtu jua kanë treguar dhe ashtu e tregojnë!!
    pra filmi i skënderbeut është bërë i tillë si është bërë,ndoshta ka pasur ndonjë ndikim,sepse dhe më të mësuarit kishin një nivel dijesh shumë shumë më të ulët se sot,se populli kishte një nivel të tillë që nuk mund ti shpjegoje “teorinë e relativitetit” me një film!
    në kohën e prodhimit të filmit janë dashur 150 vjet që të dyfishoheshin dijet,në vitet ’80 thuhej se dyfishoheshin çdo 8 vjet,tashti thuhet se në vitet ’20-’25 do të duhen më pakë se 7 ditë!!
    pra o fugë nuk ka faj askush për padijen e tij në kohën e tij!!seicili ka bërë më të mirën e mundëshme!
    sot,me të dhënat që kemi prapë,mëndjet e ngushta si të historianëve,si të gjithollogëve,prapë nuk e kanë kuptuar se “nuk ishin vetëm shqiptarët që u konvertuan në islam”,se “nuk ishin vetëm shqiptarët myslymanë që luftuan kundër kryengritjeve sërbe e greke”,se “jo të gjithë sërbët e sotëm janë sërbë,por janë shqiptarë të fesë ortodokse ose asaj islame të konvertuar në ortodoks”!!
    kështu o fugë!!
    jo të gjithë ILUMINOHEN si ti një ditë dhe quajnë gjithë brezat paraardhës IDIOTË,ose stalinist!!
    “relativiteti”i ajnshtajnit ka qënë gjithnjë prezent,por u deshën kohë e kohë njohurish që ti përmblidhte ai në atë teori!!
    sepse po të hedhim poshtë tërë atë që kanë bërë të tjerët!?
    duhet të të hedhim poshtë dhe ty!!
    duhet të themi se fuga ska bërë asgjë deri më sot!
    dhe kjo nuk mund të bëhet!tërë puna tënde e deri djeshme,me të mirat dhe budallallëqet që ke këputur,të ka prurë në këtë,formulim!!
    fugë nëse ke qënë i verbër deri dje!
    mos përçmo të verbërit e tjerë që të kanë ndihmuar për të ecur përpara!!
    ndrysho,të paktën mënyrën e të shprehurit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *