• |
ide | kryesore

Rama i premton të sëmurës me kancer: Për 10 ditë do marrësh ilaçin!

Lajme, Të fundit



Edi Rama reflektoi një ditë pasi mësuesja e Mirditës, e sëmmurë me kancer i tregoi tragjedinë që po i ndodhte për shkak të mungesës së ilaçeve në spitale. Në festën e FRESSH, Rama premtoi se për 10 ditë do të zgjidhej problemi i ilaçeve për të sëmurët me kancer, por para se të jepte lajmin e mirë, kujtoi se sot blihen 4 mijë flakone, ndërsa në kohën e Berishës, vetëm 800 copë.

“U ngrit një mësuese në Mirditë, e cila rrëfeu situatën dramatike me shëndetin, ishte diagnostikuar me kancer. Prej disa muajsh i është ndërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaçi, që kushton shumë, por është i domosdoshëm për shëndetin e saj dhe të tjerëve që marrin atë kurë.
Përballë një historie të tillë ka dy mënyra për të qëndruar. Një mënyrë është të thuash “qeveri e poshtër”, “kryeministër i poshtër” apo “krimi” “droga” “korrupsioni” i ndërprenë kurën një mësueseje se nuk i interson shëndeti i saj. Kjo është mënyra, me të cilën pozicionohet në raport me hallet e vendit, opozita.
Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhduar betejën bashkë me atë mësuese dhe ata që kanë nevojë për atë kurë deri kur ajo ta realizojë.
Por duke thënë se në 2013, shteti garantoi 800 flakonë, sot garanton 4 mijë, por duhen 5 mijë gjithsej.
Janë 1 mijë flakonë që na ndajnë nga politika që i duhet thënë opozitës: Ju blinit vetëm 800 flakonë, ne 4 mijë!
Por kjo nuk është betejë shifrash se dihet kush është më i zoti. Ne duhet të zgjidhim problemin që vazhdon prej 27 vitesh, ku shqiptarët me kancer nuk e marrin të plotë kujdesin nga shteti.
Pas mbledhjes, ne vazhduam dhe ne do të çojmë deri në fund detyrimin.
Për 10 ditë, jo vetëm mësuesja, por për të gjithë ata që kanë nevojë për ilaç, të fillojë e të mos ndërpritet” tha Rama.
Mësuesja në Mirditë tha se kishte disa muaj që shkonte në QSUT dhe mjekët i thonin se do ta merrte ilaçin, kur ta merrnin në telefon. Pavarësisht përpjekjeve për t’u takuar me drejtorin e spitalit, Enkelejd Jotin, nuk kishte pasur mundësi të takohej me të.©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=Hs2ToiwwvZ4&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *