• |
ide | kryesore

Zbulohet emri i viktimës/ Kishte dalë nga burgu dy vjet më parë

Lajme, Të fundit

32-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotme në Tiranë pranë ish-parkut të autobusave quhet Emiljano Boçi. Ai përdorte edhe emrin ‘Roland’. Lapsi.al mëson se Boçi ka dalë dy vite më parë nga burgu, ku ishte dënuar për plagosje.


32-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania 3 javë më parë. 27-vjeçari me iniciale M.D. që mbeti i plagosur ishte shok me Emiljano Boçin. Ai u qëllua me plumb në shpatull dhe është shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.


Në momentin e atentatit ata kanë qenë në makinë. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se viktima dhe i plagosuri sapo kishin dalë nga një restorant ku po drekonin.

Policia është në vendin e ngjarjes por akoma nuk ka asnjë informacion për autorët. ©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.