• |
ide | kryesore

Catherine Deneuve nxit polemikat për ngacmimet seksuale

F1, Planet



Ylli francez i filmave, Catherine Deneuve,është bërë simboli i një debati që ka plasur në Francë midis atyre që që po godasin fort agresionet seksuale dhe ngacmimeve ndaj grave dhe vajzave dhe atyre që e shohin këtë si një fushatë të ekzagjeruar që po i kalon lufinjtë. Deneuve u rradhit pak ditë më parë përkrah grupimit të dytë që e quan absurd fshirjen nga filmat të aktorëve që janë akuzuar për ngacmime. Por pjestare të këtij grupi kanë shkuar shumë larg madje duke pohuar se një femër mund të arrijë orgazmën gjatë një përdhunimi, ose se femrave shpesh u pëlqen që dikush ti preki gjinjtë, të pasmet, apo tu ngjitet më shumë seç duhet në autobus.
Deneuve thotë se i qëndron gjithçkaje që tha në një letër të hapur, pak ditë më parë, në të cilën kritikonte lëvizjen “#MeToo”, por në të njëjtën kohë kërkoi ndjesë nëse kishte ofenduar viktimat e agresioneve seksuale.

Në një letër të dytë, të publikuar këtë herë në faqen e internetit të gazetës “Liberation”, Denueve thotë se ajo përshëndet me përzemërsi viktimat e këtyre akteve të turpshme, e kërkon ndjesë nëse mund t’i ketë fyer ato.

Por, asgjë në letrën e parë të saj nuk thoshte asgjë të mirë për ngacmimet seksuale, pasi nëse do të ishte kështu, ajo nuk do ta kishte nënshkruar kurrsesi atë.

Javën e kaluar, Deneuve nxiti kritika nga grupet feministe, duke iu bashkuar 99 grave të famshme franceze në një letër të publikuar në “Le Monde”, e ku akuzohej lëvizja e “Hollyëood”-it antiabuzim për censurë dhe intolerancë.

Ajo mbrojti të drejtën e burrave për të flirtuar me gratë dhe e cilësoi fushatën e denoncimeve, një gjueti shtrigash e një kërcënim ndaj lirisë seksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *