• |
ide | kryesore

Detaje nga krimi i dyfishtë në Vlorë/ Sherri nisi në lokal dhe përfundoi me vetëvrasjen e autorit

Lajme, Të fundit



Lapsi.al mëson detaje të tjera nga ngjarja e rëndë  që ndodhi sonte në mbrëmje në fshatin Gjormë të Vlorës, ku mbetën të vrarë dy persona. Viktimat janë shtetasit Artion Shehaj 35 vjeç dhe Mariglen Mema 31 vjeç. Sherri nisi brenda një lokali dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve. Burime të Lapsi.al thonë se Artion Shehaj ka qëlluar fillimisht me armë Mariglen Memajn dhe më pas i kapur nga paniku ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e xhaxhait të tij. Mema ka pasur precedentë të mëparshëm penal për narkotikë. Sidoqoftë deri më tani policia s’ka komunikuar asnjë informacion zyrtar për ngjarjen. Më poshtë foto e Mariglen Memës, njërit prej viktimave.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *