• |
ide | kryesore

Divorcet kapin shifrat rekord, nga 100 martesa 24 prishen

Lajme, Të fundit



Ndarja e një çifti në vitet 90 ishte një ngjarje e rrallë, por sa më shumë kohë kalon, aq më i zakonshëm bëhet ky fenomen. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1990 u regjistruan 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa.

Shifrat tregojnë një nivel rekord të numrit të martesave që prishen në gjykatë. Krahasuar me të dhënat e Bashkimit Europian, Shqipëria ka një numër më të ulët të divorcit. Të dhënat e fundit demografike tregojnë se numri i martesave për 1 000 persona ka rënë brenda BE-28 në dekadat e fundit, ndërsa numri i divorceve është rritur.

Sipas të dhënave të Eurostat, në BE, në vitin 2013 pati rreth 2.1 milionë martesa dhe 943 mijë divorce.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *