• |
ide | kryesore

Gati për ‘Brexit’, Britania në kërkim të një alternative në Paqësor

Planet



Britania thotë se shpreson që një ditë të bëhet anëtare e Partneritetit Trans-Paqësor, ose TPP-së, një marrëveshje e tregëtisë së lirë që aktualisht po negociohet nga 11 vende të Paqësorit dhe Detit të Kinës së Jugut.

Arsyeja është se qeveria britanike shpreson që tregëtia me ekonomi në rritje do të kompensojë për humbjet që mund të ndodhin pasi të dalë nga Bashkimi Evropian, parashikuar për në vitin 2019. Analistët vazhdojnë të jenë skeptikë se Britania mund të bashkohet me një bllok tregëtar aq larg nga brigjet e saj.

Në një udhëtim të fundit në Kinë, Ministri britanik i Tregëtisë la të kuptohet se vendi i tij mund të hyjë një ditë në marrëveshjen për Partnetitetin Trans-Paqësor.

“E kemi thënë që duam të jemi një vend i hapur me një këndvështrim global dhe prandaj do të ishte naive që të përjashtonim çdo mundësi të veçantë për të ardhmen”.



2 Comments

  1. britania i ngjet nje planeti qe del nga orbita ,dhe kerkon te gjejne nje orbit tjeter per tu rrotulluar ,por fatkeqesisht jane te plotesuara ,britania gaboj ,dhe gabimi do ti kushtojne pa llogari me kosto te pacmangeshme ,ne cdo fushe te jetes sepse partenet qe kishte me pare nuk do ta kene sakrificen ,dhe afrimitetin si me pare sepse do ti largojne interesi paraja mbasi vlerat [meshira vlersimi ndihmesa ]nuk ekziston tek partneret e saj eshte vetem interesi dhe ai mbaroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *