• |
ide | kryesore

Isa Mustafa në gjendje të rëndë shëndetësore, niset për kurim në Gjermani

Lajme



Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është dërguar për mjekim në Gjermani pas problemeve me shëndetin. Fluturimin e avionit me të cilin ndodhet Mustafa e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të aeroportit të Prishtinës.

Kreu i LDK-së është shoqëruar nga vëllai i tij dhe djali. Isa Mustafës do t’i duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi në Spitalin Amerikën në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze se një grip i zakonshëm sezonal. Mësohet se ish-kryeministri nuk është në rrezik jete, mirëpo për shkak të trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë disa muaj.

Mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *