• |
ide | kryesore

Mjeku i Durrësit tregon pse ndërroi jetë e mitura me grip

Lajme, Të fundit



Shefi i Pediatrisë, Fatmir Shahini tregoi për gazetarët kushtet në të cilat ndërroi jetë vajza 7 vjeçare e sëmurë me grip. Mjeku tha se fëmija erdhi në gjendje të fikti, pasi gjendja gripale ishte neglizhuar.

“Me gjithë impenjimin dhe angazhimin maksimal të stafit mjekësor nuk mundëm ta mbanim në jete. Ajo kishte katër ditë në gjendje gripale dhe prindërit e kishin neglizhuar, pasi kishin pasur tre dite më parë dhe një vdekje në familje, kishte vdekur gjyshi i saj”- thotë ai.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor tha ai, gjendja ishte shumë e rëndë dhe pasi kaloi në koma, ishte e pamundur të shpëtohej. Në pediatrinë e Durrësit ka mbërritur një grup oficerësh të policisë gjyqësore që kanë nisur hetimet për rrethanat dhe trajtimin e fëmijës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *