• |
ide | kryesore

Rama shfaqet në krah të Dukës dhe justifikohet…

F1, Sport



Kryeministri Edi Rama ka tentuar sot të distancohet nga gara për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për të bërë këtë u shfaq në kreut aktual, Armando Duka i cili kandidon për një mandat të pestë. Rama dhe Duka morën pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve të asaj që e quajtën “shtëpia e re” e Federatës Shqiptare të Futbollit që do ndërtohet te ish-kompleksi Dinamo.

“Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e presidentit të FSHF-së” – tha Rama në fund të fjalës së tij. Ndërsa Duka bëri një panoramë të punëve të bëra gjatë kohës që ai drejtonte FSHF-në duke veçuar stadiumet e Shkodrës dhe Elbasanit si dhe ndërtimin e “Arena Kombëtare”. “Shpresoj që të jem edhe unë në inaugurimin e këtij investimi pas 18-muajsh”- tha Duka duke e futur një kunj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *