• |
ide | kryesore

Tension në Kuvend, Ruçi ndërpret seancën (FOTO)

Lajme, Të fundit



Që në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar për këtë vit ka pasur tension. Aq sa kryetari Gramoz Ruçi është detyruar të ndërpresë seancën. Tensioni u krijua pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, mori fjalën për një çështje që sipas Gramoz Ruçit ishte një pikë tjeër e rendit të ditës. Ruçi i kërkoi Spahos të ulej, si dhe i mbylli mikrofoninin. Në këtë moment është ngritur nga vendi kryetari Lulzim Basha, i cili replikoi me Gramoz Ruçin. Bashkë me Bashën u afruan në foltore edhe disa deputetë të tjerë të opozitës. Kaq mjaftoi që Ruçi të ndërpriste seancën dhe të kërkonte pesë minuta pushim.

©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *