• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arta Marku gazetarëve: I kujt është faji për tensionin e krijuar? I imi?

Lajme, Të fundit



Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e nisi javën me një takim prezantues me gazetarët, pas akuzave të shumta, komenteve dhe lajmeve që kanë shoqëruar lëvizjet në prokurori. Marku nuk ka folur shumë në takim, por edhe nuk i ka shpëtuar një prononcimi të shkurtër për mediat.
“Ju uroj mirëseardhje, takimi është sa për t’u prezantuar ballë për ballë. nuk është konferencë për shtyp. Përgjigjeve tua do t’ju jap përgjigje një moment tjetër. Jo se nuk kam përgjigje, por jemi pak shpejt. Se sa e paanshme do jem, do duket nga puna ime, kështu që nuk është momenti që të flasim tani për këtë, thjesht për t’u prezantuar sot” ka thënë Marku që gjithsesi nuk i ka shpëtuatr një komenti për tensionin e krijuar jo vetëm në prokurori, por edhe në politikë.

“I kujt është faji për këtë tension që është krijuar? I imi?” dëgjohet të thotë në video, kryeprokurorja e zgjedhur me votat e Partisë Socialiste para gazetarëve.

Video e shpërndarë nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme është dhe dalja e parë në publik e Arta Markut.

https://www.youtube.com/watch?v=rjoFXq2PEng&feature=youtu.be



3 Comments

  1. I KUJT ESHTE FAJI I IMI/? P or si mund ta thote kete pyetje nje prokurore qe e cila kur u propozua e u zgjodh ne shkelje te kushtetutes ,, kushduhej te mos kandidonte, i pa dituri? Kjo nuk e dinte se po shkelej kushtetutane kete proces, e aq me teper si prokurore qe ish, pse pranoi te shkelesh ajo? Pyetjet e gazetareve zonja ti analizoi ,,, e te reflektoi, te mos dale te na thote –se do e shikoni juse sa drejte do na punoi kjo zonje per drejtesine, mbasi tedhenat, e faktet e para ika shfaqur se si do punoi. Zonja duhet te shohe statusin kushtetues e pastaj te veproi qe te jete sa ma shume e besuarne zbatimin e saj,Te mos na behet apendisit iqeverise per te semure me keq drejtesine.

  2. Arta heto psh djalin e Gramozit, per makinen 60 mije euroshe qe i dhuroi atij Salarjoni burri i elisa spiropalit. Lind pyetja pse salarjoni i ben dhurata kaq te shtrenjta djalit te gramozit? Sepse salarjoni ka vjedhur rendshem per 7 vite ujesjellesin e fierit dhe vijoi per dy vite te vidhte me te shoqen Elisen ne dogane. Biles te dhenat tregojne se ky cift hajdutesh vazhdojne u marrin pjesen shume doganiereve qe kane emeruar vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *