• |
ide | kryesore

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, 25 të shoqëruar për ngjarjen, pista ku po heton policia

Lajme, Të fundit



Dje, në një atentat në Tiranë u vra me armë zjarri Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha, 27 vjeç. Mësohet se atentati ndodhi pranë banesës së Emiljano Boçit dhe mendohet se ka më shumë se një autor, të cilët ende nuk janë identifikuar. Në vendngjarje policia ka gjetur 4 gëzhoja. Viktima dhe i plagosuri ndodheshin në një mjet tip “Range Rover” në rrugën “Shefqet Musaraj”, ndërsa autorët kanë qenë në këmbë.

Mësohet se 32-vjeçari Emiljano Boçi ka qenë në Holandë dhe Gjermani dhe kishte pak kohë më parë që ishte kthyer. Dyshohet se atentati është kryer për pazare të prishura të drogës, por po hetohet edhe pista e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në vitin 2010. Viktimës i është bërë atentat edhe në vitin 2010 në Selitë, ku mbeti i plagosur dhe u arrestua. Deri në tani policia ka shoqëruar 25 persona për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *