• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Real Madrid jep “OK”: Ronaldo është i lirë të largohet!

F1, Sport



“Kush dëshiron Cristiano Ronaldo-n në skuadër të ngrejë dorën!” Është e përditshmja portugeze “Record” që shkruan se “ylli” i Real Madrid, 5 herë fitues i “Topit të Artë” ka dalë në tregun e futbollistëve. Presidenti i Reall Madrid, Florentino Perez i ka dhënë rrugë të lirë agjentit të lojtarit, Jorge Mendes të marrë në shqyrtim ofertat për lojtarin e tij nga vera e ardhshme.

Gjithçka lindi në nëntor të 2016-ës pas “dhimbjes së barkut” së Ronaldos i cili mungoi në firmosjen e shtyrjes së kontratës së tij deri në vitin 2021. Në atë moment 33-vjeçari portugez kërkoi 50 milionë euro neto në vit duke ndjekur të njëjtën linjë si paga e Leo Messi te Barcelona. Thyerja mes sulmuesit dhe presidentit u bë më e thellë pas mungesës së përmirësimit të kontratës pas fitores së trofeut të 12-të të Champions League ku Ronaldo shënoi 10 gola.

E nëse Ronaldo ikën nga Real Madrid këtë verë, ku do të përfundojë? Në Spanjë flitet vetëm për Manchester United, klub ku portugezi luajti nga viti 2003 në 2009-ën dhe ku fitoi të parën Champions League dhe të parin “Top të artë”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *