• |
ide | kryesore

“Je ortak i oligarkëve” Topalli i kujton Bashës sfidën që i bëri Rama në parlament

Lajme, Të fundit

Për të provuar akuzat që lëshon ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli solli në kujtesë një sfidë që Edi Rama i bëri Bashës në parlament.


Në një nga seancat e vitit të kaluar, Rama përmendi disa prej emrave më të fuqishëm në vend për të rrëzuar teorinë e Bashës se investimet në Tiranë janë investime të parave të drogës. Sipas Topallit, Basha uli kokën në parlament sepse ai është thjesht një bedel i qeverisë.


“Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë.

Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit te saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv.

Partia Demokratike përgatitet për një protestë në 27 Janar që merr shkas nga emërimi i Arta Markut dhe kapja e drejtësisë nga Rama.


4 Comments

  1. Per zJOZEFINE,,,,Si qenka e mundurqe shpifjet e shpifesit RAMA , te duken kaq te vertetasa na e nxjerr bashkepunim mes BASHES E RAMES.Pa bere dallime midis jush e z BASHA, mendoj se edhe juz TOPALLI keni perkrahur,, e investuarne forma te ndryshme rilindasit, e ti keshe patur ne karriken tende ne parlament. Sot i jeni bashkuar anti demonstrueseve me keto qe thoni me qellim te caktuar, kur populli e opozita me 27 janar duhet, e do te protestojne.Per verejtje epasuri analizat i beni pas largimit te oligarkut.. Inatcorret gerryejne shpirtin e vet.

  2. Zonje! nga e psonise qe vendi yne eshte demokratik, nuk ka qene e eshte buze gremines dhe qe te drejtat e njeriut jane respektuar ndonjehere?

  3. eshte gjithmone evidente dalja ne medjat e kazanit te rames
    e dy kurtizaneve topalli,bregu dhe kaloresit te fytyres se vrerosur alias “kurjanjaku” patozi, ne prage te protestave te opozites. kjo eshte ne dem te opozites dhe ne favor te juntes se rames.kurtizanja bregu del ne exibicione kurtizanesh familjarisht,po keshtu edhe kurtizanja tjeter, sebashku me alias kurjanjakun patozi dhe nuk arrijme ti shofim te shprehin qofte edhe nje fjale te vetme kunder juntes se rames qe po i merr shpirtin njerezve.kuptohet qarte sherbimi qe duan ti bejne rames kundrejte perfitimeve ekonomike.nje gje duhet te kuptojne keta plehra qe vendi i tyre ne PD eshte i mbyllur dhe duan apo nuk duan ata fundi i kesaj qeverie eshte i afert dhe vendi i tyre eshte ne llumin e plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.