• |
ide | kryesore

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd

Lajme, Të fundit



Politikani serb Oliver Ivanoviç i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij. Lajmin e bën me dije agjencia serbe e lajmeve, ‘Tanjug’ duke iu referuar burimeve të afërta me familjen e të ndjerit.

Fillimisht trupit të tij do t’i bëhet autopsia në Qendrën Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe më pas do t’i dorëzohet familjarëve.

“Gjatë autopsisë do të marrin pjesë përfaqësues të EULEX-it dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësi Ligjore nga Prishtina”, ka njoftuar drejtori i spitalit, Milan Ivanoviç.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka shkaktuar reagime të shumta nga të gjitha palët. Ndërkombëtarët i druhen një tensioni në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, çka mund të minonte edhe dialogun e nisur nga Brukseli. Deri më tani s’ka asnjë të dhënë për autorët e krimit.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *