• |
ide | kryesore

Patozi tallet me Bashën: Shkon në luftë me himnin e paqes…

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi “i vonuar”, që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.  Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.
As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë. Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë.
Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri. Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, sepse ai i drejtohet të dyja festave.
Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë? Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.
Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht “i vonuar”, siç thonë prej kohësh disa figura publike?



2 Comments

  1. O patok je me te vertete i shpifur ti dhe gjozi se kur do e mbyllesh ate hale nuk e di por qe je ripjerdhas por nuk ke guxim ta thuash hapur. Qlirou u mut

  2. ,,,,,,Na ra shiu,,,e prape na mbiu. A shikoni kontra puntin e demostrates se 27 janarit, e nxorri perseri bririn ky kermill. Cpo na trego, e cna e shpjego motivin, theniet e are syen se pse u kendua ajo kenge.. Ne demonstrate populli eshte i armatosur’ me ideolgji e mllefin kondra varferise, mafies, anti-ligjoreve shtetare qe e fundosen kete popull ne mjerm, e c;far lufte na kerko ky i deshtuar, cfare duhet te bejne demokratet, te degjojne klithmat e ketijete deshtuari , e ndonje tjetri,a tjetre,qe pona kakarisin ne kotecin e pulave qe nuk bejne dot me veze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *