• |
ide | kryesore

Rrëfimi/Çfarë i ndodhi Ramës me kryebashkiakun e huaj

Kryesore, Lajme



 

Miqtë e tij e pohojnë të gjithë: Edi Rama ka veti të rralla prej rrëfimtari. Ai e shfrytëzon këtë dhunti, për të treguar histori, për ti zbkukuruar ato dhe madje madje edhe për t’i shpikur nga fillimi në fund. Kjo është një metodë që ai përdor për t’u bërë joshës, për të bindur bashkëbiseduesin, ose shpesh edhe si një armë në komunikimin publik për të treguar se ai ka të drejtë.

Në këtë ushtrim u praktikua edhe dje në emisionin “Tonight” të Ilva Tares. Pasi u pyet nese janë të rrezikuar shqiptaret nga situata kriminale sot, ai tregoi një histori që sipas pretendimit ka ndodhur vitin e kaluar. Fjala është për një kryebashkiak që do vizitonte Tiranën, dhe që rrefuzonte ta bënte këtë i pashoqëruar me një eskortë speciale dhe armë të rënda.

“Ai refuzoi për një farë kohe të dilte nga salla VIP e aeroportit të Rinasit deri sa në fund i’u tha që nëse ju keni këto kushte ne s’ju fusim dot në Tiranë” tregoi Rama dhe më pas vazhdoi: “Ai mori shërbimin normal që jepet në këto raste dhe mbëriti në Tiranë. Për fat ndodhi që u takuam bashkë dhe më tha: Zoti kryeministër, kemi qenë dhe koleg bashkë, dua tu kërkoj ndjesë për faktin se është hera e parë që vij dhe çka më kanë parë sytë s’ma ka marr mendja. Unë i thashë se di si e ke imagjinuar po e di sa vrasje ke në qytetin tënd deri tani? Në këtë moment të vitit? Nuk është qytet i madh, kishte 17. E di sa vrasje ka në Tiranë deri ne kete moment? 7. Këto dy shifra mjafton të shikoje që të kuptosh se ky është vend që e pati probleme të medha me kanabisin për 20 e kusur vite po s’është një vend që vihet me makinë të blinduar dhe vihet me armë krahu po nivelet e sigurisë në këtë vend janë mëse normale”.

Ky pra qe rrëfimi i Ramës në “Tonight” të cilin ai e përdori për të ilustruar tezën e vjetër se vendi nuk është në gjendje aq të keqe sa ç’e përshkruajnë opozita, kundërshtarët dhe mediat që nxijnë Shqipërinë në sytë e të huajve.

Në të njëjtën linjë kryeministri foli edhe për CEO-n e një kompanie të madhe turistike Suedeze që nuk donte të investonte nga ato që kishte dëgjuar, por që ndryshoi mendim pasi kishte vizituar vendin dhe ishte shoqëruar nga administrata e qeverisë.

Nuk dihet sa të vërteta janë këto histori, apo sa ngjyra ka shtuar Rama në to për të impresionuar publikun.

Por, një gjë është e vërtetë, që ato i ngjajnë një taktike të tij të vjetër kur thoshte se në Shqipëri nuk ka kanabis, sepse po të kishte për këtë do ta kishin ngritur zërin Shba dhe BE. Kjo taktikë e vjetër përmes legjitimimit nga të huajt tashmë është ezauruar. Ashtu sikurse është ezauruar edhe fabula tjetër, se suedezët nuk vikërkan të investokan në Shqipëri, sepse realitetin e vendit e nxijnë gojët e liga. Nga ana tjetër edhe fabula se kur vijnë në Shqipëri dhe shohin realitetin, të huajt ndryshojnë mendje, madje janë të gatshëm të hidhen me kokë e të investojnë në turizëm nuk qëndron. Ajo është njësoj sikur të thuash se Siçilia nuk ka problem me krimin dhe me Mafian sepse ai është një nga ishujt më turistikë në botë. Por për sa kohë Edi Rama do të ketë përballë gazetarë që vetëm e pyesin dhe pastaj e lënë të broçkullisë çfarë të dojë, ai do ti rrëfejë pa teklif historitë e zbukuruara apo të shpikura prej tij.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. ahahh … kush flet per ‘KRIJIM HISTORISH’ , ‘NJGJYROSJE TE FAKTEVE’.. ‘TRILLIME’ …
    Me duket se po i beni autogol vetes.

    Genjesthri po thote me te madhe ” shikoni po ju genjen genjeshtari’…

  2. Si enveri dhe edveri ! Shqiperia vdiste nga uria……Ne konfrencen pnderkobetare per ushqimin ne Meksike, zinte vendin e pare ne bote! Qe kjo eshte rrene nuk vihet ne dyshim sepse rrama nuk thote as emrin e qytetit dhe as te vendit nga vinte ky kryebshkiaku, Kjo do ta bente shume te besueshme anekdoten, por meqese u nuk egziston, as CEO, as kryebashkiaku, egziston kyerrenacaku! PS, edhe gazetarja qe ben sikur rrehet, ose perulet para inatit rrenacakut!

  3. Te arrestohet ky bastardo komunisti, mashtrues i lindur.
    Te arrestohen te tjere hajdude te flliqur si luli, mona, meta, sala, qe duan te ndryshojne kushtetuten per te ruajtur vjedhjet!

  4. Zoti , i paemer 17.32 ju jeni nje spiun i ndyre i agjenturave komuniste ruse kineze dhe atyre kapitaliste angloamerikane.Ju duhet ti rruani lesht lidershipeve tane te dashur qe punojne per te miren e popullit dhe duhet ti rruani trapin krejt elites kapitaliste ekonomike dhe mediatike qe punon vetem per te verteten dhe lufton kunder fake news. Ju jeni nje qelbesire qe urreni sistemin kapitalist pasi ky sistem eshte ay qy do sjelli drejtesi dhe barazi .

  5. aq i mir esht rama sa anonimus,astrit e nja 700 mij qelbesirave tjera mutin jua shet per mjalt,avionin per mushkonj,jastekun e griseldes femij 9 muajsh.kokainen ilaqe majesili,shurren per dhall,qenefin negjmije si muze artistik-u nen qir stalini ,po ilva tare i pin shurren ketij pasi ta ket perzjer me shurr mete.

    1. I pa emri i ores 18:01 eshte nje debil qe nuk din nga lidhet gomari sepse gjithmone ka qene i lidhur si gomar qe eshte!

  6. Po si nuk po shkon mire! Rama ka per te qene dhe 20 vjete te tjera ne pushtet! Populli eshte i zgjuar dhe e do!

  7. Bushati ka te drejte, per sa kohe gazetaret do e lejne te broçkullis te qete Ramen, ai do vazhdoj te tregoj barcaleta. Mirepo tek emisioni i Ylli Rakipit, Rama si i ftuar zhduku nga ekrani analistet e perhershem Lubonja-Bushati, dhe nuk pame asnje reagim nga Andi ne ate kohe!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *