Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një ure në Kolumbi.
Autoritetet bëjnë të ditur se janë të paqarta dinamikat e ngjarjes tragjike. Ura, e cila ishte në ndërtim dhe do shërbente për lidhjen e Bogota dhe Villavincencio, ishte e lartë 446 metra.
Mendohet se numri i viktimave mund të rritet pasi në momentin e shëmbjes ishin rreth 40 persona të angazhuar në punime.