• |
ide | kryesore

Zyrtare/ “Legjenda” Ronaldinho lë futbollin

Sport



Lajmi ishte në ajër prej muajsh, por tashmë është zyrtar. Ronaldinho ka vendosur të lërë futbollin. E ka konfirmuar lajmin vëllai Roberto de Assis Moreira në një intervistë për gazetarën “O Globo”.

“Mbaroi. E ka lënë. Do të bëjmë diçka të bukur dhe të madhe pas Kupës së Botës në Rusi, ndoshta në gusht. Do të bëjmë disa ceremoni në Brazil, Europë dhe Azi. Sigurisht do të organizojmë edhe një ndeshje me kombëtaren e Brazilit” – tha vëllai i tij.

Ronaldinho nuk luajti në nivele të larta që nga largimi nga Fluminense në vitin 2015. Ronaldinho u shpall Kampion i Botës në vitin 2002 dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2005. Triumfoi në Champions League në vitin 2006 dhe në Europë veshi bluzat e tre klubeve: PSG (2001-2003), Barcelona (2003-2008) dhe Milan (2008-2011). ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *