• |
ide | kryesore

55-vjeçari nga Hasi plagos me çifte të riun

Lajme



Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Has, ku një 55-vjeçar ka qëlluar me çifte në drejtim të një të riu.
Policia e Kukësit bën me dije se Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, A.B., në pjesën e barkut.

Pas veprime të para hetimore, blutë e Kukësit kanë mundur të bëjnë identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *