• |
ide | kryesore

Analiza/ Të gjithë ata që nuk besojnë tek protesta e Bashës

Kryesore, Lajme



Ndërkohë që Lulzim Basha po bredh anekënd Shqipërisë për të ndezur protestën e shpallur në 27 janar, ai po luftohet jo vetëm nga kundërshtarët e tij socialistë, por nga ata brenda llojit dhe nga zëra të pavarur se ai është i paaftë të ngjallë besim. Frika më e madhe është se ai do ta shfrytëzojë pezmin e demokratëve për të marrë përfitime personale nga një marrëveshje e re me Edi Ramën. 

E para që e hodhi këtë ide ishte ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu në një intervistë në “Studio e hapur”: “Mos bëfsha Kasandrën. Kam frikë se kjo situatë e nisur në janar të 2018-ës ngjan me atë të një viti më parë, ku u ngrit një çadër dhe u bë një pazar. Nuk besoj tek protestat që hyjnë në frigorifer” i tha ajo gazetares Eni Vasili. Në të njëjtën linjë edhe Astrit Patozi tha në një intervistë në TVSH s nuk ka besim te Lulzim Basha: “Unë besoj që protesta vetë të mund të shërbejë si shkëndijë. Për Lulzim Bashën kam një opinion krejt tjetër. Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që të ndezë partinë e vet, partinë që drejton dhe sigurisht që ai që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtuar autoritetin e shtëpisë së vet, e ka të vështirë që të jetë i pari i qytetit apo i fshatit”.

Por më çudi shkaktoi një shkrim i Artur Zhejit që kohët e fundit njihet për qëndrimet e tij opozitare dhe anti Rama. Kur Gjykata e Strasburgut e dënon qeverinë Rama me 13 milion euro për prishjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, Zheji shkroi: “I gjithë ky transaksion financiar i majmë, bëhet sot në sy të të gjithëve dhe në prag të protestës së Opozitës, duke sjellë sigurisht një trishtim të madh, sepse ndjejnë me dhimbje e deri në kockë aromën e thartuar të biznes-politike shqiptare”. Kjo ide nuk është lënë pa u përmendur edhe nga Jozefina Topalli që në një intervistë për Report TV i mëshoi një pakti okult për ndarje parash: ”Unë mendoj se nëse marrëveshja e 18 majit ishte 14 milion eurot të pallatit të Lulzimit apo për kullat apo ku di unë, besoj se protesta e ardhshme është thirrur si një presion për të ri negociuar 18 majin”.

Por edhe ata që besojnë se protesta duhet zhvilluar e fortë kundër qeverisjes së Ramës, nuk e lënë dot pa përmendur hijen e handikapit Basha mbi të. Kështu gazetari shumë pranë PD, Çim Peka theksoi në një status në Facebook: “27 Janari nuk eshte manifestim në mbështetje të Bashës, është protestë kundër Rames… Kush rri në shtëpi me argumentin se Basha na shet prapë, është i kënaqur me Ramën”. Po në të njëjtën linjë është edhe humoristi anëtar i forumeve drejtuese të PD, Julian Deda. Për sa i përket pjesmarrjes në proteste ai shkruan: “Për karrigen e Lul Bashës, apo të ndonjë politikani tjeter mos e bëj, as une s’dal per këtë, sepse kemi kohë, karrigia e Lulit diskutohet në 2021-shin”.

Pra shihet qartë se edhe ata që kanë qëndrime të ndryshme për protestën bien në emërues të përbashkët për mosbesimin e madh që ka ngjallur Lulzim Basha si lider i opozitës dhe tek frika që ai injekton se mos e shfrytëzon zëmërimin opozitar për të rrëmbyer ndonjë institucion me para si OSSHE, Hipotekat apo Legalizimet. Pyetja është se ç’mund të bëjë lideri zyrtat i opozitës për ta tejkaluar këtë digë të stërmadhe mosbesimi.

Ai është i dënuar të mos hedhë asnjë hap që është më pak radikal se ai i çadrës (lexo komentin poshtë). Ai nuk mund të mjaftohet më me përbetimet që po bën ditët e fundit se nuk do ta shfrytëzojë më protestën për një 18 maj të dytë. Ai duhet të gjejë një mënyrë vetësakrifikuese për të rifituar me sakrificën e tij dhe të njerëzve që e rrethojnë, për të rifituar besimin e publikut. Dhe deri më tani mbi tryezë nuk ka asnjë obsion më të mirë se propozimi i Berishës për të djegur mandatet e deputetëve të opozitës.
©Lapsi.al



6 Comments

  1. E ke gabim,kapedan,thuhet ne nje film shqiptar,edhe ju e keni shume gabim qe mendoni se Zheji paska mbajtur qendrim opozitar dhe anti Rama.Zheji,ka luajtur dhe vijon gjithnje e me shume rolin,si Jugosllavija e dikurshme e Titos,social revizioniste.Zheji eshte si kali i trojes,por kalin e futen vete ,greket,qe te sulmonin tinzrce Trojen,ndersa Zheji futet vete (si kali),per te zbutur sadopak prishjen e tij me Ramen.Po ben cmos t’i sherbeje ne cdo drejtim,bile shpesh ben rremuje edhe emisionin e vet 360 grade,duke ftuar elemente jo vetem pro Rames,por edhe alabake,si Cani-me shoke,qe jane idiote per temat ku ftohen.Ne gjithe keto “vepra”Zhejin,e tradheton ,jo vetem cdo fjale e tij,por edhe vete mimika e tij.

  2. Mire Jozi e Majlinda humben dicka po Juli mor te keqen ca humbi. Ate punen e humoristit qe di te beje vetem , Aty e ka prape XXL qe me sa di vazhdon

  3. Mire Jozi e Majlinda humben dicka po Juli mor te keqen ca humbi. Ate punen e humoristit qe di te beje vetem , Aty e ka prape XXL qe me sa di vazhdon

  4. Kontra verset, e kontra rrymes, kemi, e do kemi, por te dashur zoterinj; Sot problemi eshte popullor, e jo prtiak.. Mendimet se ben , z;ben LULI. din a s;din LULI shiheni ne ate qe do kerkoi populliqe edi me mire se c; far i ka bere kjo qeverisje. Te skanuarint, e te seleksionuarit duan te merren me mendimet e alibite e tyre se sigurisht, diku e kane hallin. qe shume nga ne i dime. Problemi nukeshte se keta qejfembetur e ndonji analist e te tjerepercares te opozites dun forcimin, konsolidimin e partise demokratike ne kete situate dramatike te gjendjes mizerabel ekonomike, ligjore qe po kalon populli, por duan shuarijen e frymes se protestes qe po afro. Tinezia. mjaullimi i tyre eshte vetemkapitullim per tone opinionin e popullit

  5. Eshte utopi te besosh se keta kane dashur ndonjehere PD. Keta kane dashur vetem karrigen e deputetit. Kur ka hatermbetje se nuk ishte ne liste per deputet dhe ky kok tuli i Zef Dedes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *