• |
ide | kryesore

Dhunonte dhe linte pa bukë pacientët, procedohet infermierja shqiptare në Itali

Lajme



Prokuroria në Itali ka nisur një hetim për tre punonjës të një qendre të trajtimit të personave me probleme mendore, pasi dyshohet se ata nuk kryenin detyrën siç duhet.

Sipas mediave në vend, tre punonjës, një italian, një rumune dhe një shqiptare, kanë keqtrajtuar pacientët.

Mësohet se drejtori i qendrës, italiani Massimo Derepi është shkarkuar, ndërsa shqiptarja Vjollca Fehrati, 46 vjeçe ka qenë në arrest shtëpiak.

E proceduara tjetër ka qenë dhe një dhe infermiere rumune Elena Stoica, e cila ishte pezulluar nga puna për një vit.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë keqtrajtuar pacientët, i kanë fyer dhe poshtëruar, në disa raste i kanë lënë lakuriq në dysheme  dhe pa pastruar.

Policia kishte vendosur dhe kamera të fsheta në brendësi të klinikës, ku janë të dokumentuara shumë ngjarje që kanë ndodhur.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në një periudhë të gjatë nga viti 2014 deri në vitin 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *