• |
ide | kryesore

Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ish-kryeministri i Kosovës vazhdon trajtimin në Gjermani

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa të hënën ka udhëtuar për në Gjermani për të vazhduar atje trajtimin mjekësor, pas një problemi shëndetësor që i është paraqitur.
Pas dy ditësh trajtimi në Gjermani, gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha i cili ka theksuar se opinioni i mjekëve atje është se nuk do i duhet kohë e gjatë për të vazhduar me këtë trajtim, porse të hënën do e japin një afat kohor më të saktë.

“Gjendja shëndetësore është drejt përmirësimit, fizioterapia është duke shkuar mirë dhe opinioni i mjekëve është se nuk do të duhet gjatë për të vazhduar me këtë trajtim. Ka pasur një ndezje të muskujve e cila është si rezultat i virusit që e ka kaluar dhe ajo është drejt përmirësimit dhe rikuperimit. Pra muskujt janë drejt rikuperimit dhe po vazhdohet me fizioterapinë”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se doktorët kanë kërkuar që deri të hënën të monitorohet ky proces në mënyrë që të mund të japin një afat kohor se sa duhet të qëndrojë i shtrirë në spital. Ish-kryeministri po kalon një gjendje gripale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *