• |
ide | kryesore

Grabitja e bankës te Hipoteka, flet roja private: Nëse do lëvizja autori më kërcënoi se do më vriste

Lajme, Të fundit



Efektivi i policisë private, me iniciale F.F., i cili u arrestua lidhur me grabitjen e një filiali banke të nivelit të dytë në Tiranë dy ditë më parë, ka dëshmuar përpara policisë.

Ai ka thënë se e kishte të pamundur të lëvizte dhe të parandalonte vjedhjen, pasi autori e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Madje ai ka thënë se nuk mund të njoftonte as opratorin e qendrës dhe as policinë për vetë shpejtësinë me të cilën ndodhi ngjarja.

E kisha të pamundur për të vepruar për ta kapur. Autori më kapi në befasi dhe më kërcënoi të mos lëvizja. Nëse do lëvizja më kërcënoi se do më vriste”  -mësohet të ketë thënë polici privat.

Banka e nivelit të dytë, e cila ndodhet brenda ambienteve të Hipotekës, u grabit nën kërcënimin e armës nga një person ende i paidentifikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *