• |
ide | kryesore

Kosova i jep leje Vuçiçit për vizitën dy ditore në Mitrovicë

Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta vizitojë Kosovën gjatë fundjavës së ardhshme Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë i zv/kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti serb Vuçiq ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *