• |
ide | kryesore

Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Kryesore

Një status në Facebook i Edi Ramës që lajmëroi fillimin e punës për aeroportin e ri të Vlorës në qershor, s’ka si të mos duket lajm i mirë.
I pari që u shfaq i kënaqur ishte vetë Rama, që edhe mesazhin në rrjetet sociale, e shpërndau bashkë me ikonat e vogla me buzëqeshje dhe gishtin ngritur, duke mos e fshehur gëzimin mëngjesor.


Bashkë me aeroportin e ri, në Vlorë vjen rritja e qarkullimit të parave, hapen vende të reja pune dhe ekonomia lokale pritet të gjallërohet.
Por mbi të gjitha, aeroporti i Vlorës është lajm i mirë sepse bëhet më e afërt dita, kur shqiptarët do të çlirohen nga tarifat e konçensionarit të Rinasit, që i detyron të bëjnë pagesat më të shtrenjta të Europës.

Llogjika e tregut e do që kur avionët me udhëtarë të ngrihen nga Vlora, tarifat e Rinasit të pësojnë ulje, për shkak të konkurencës. Por në Shqipëri tregu është paradoksal. Herë nga kompanitë offshore, herë nga monopolet, pastaj nga konçensionet dhe korrupsioni i politikanëve, projektet e reja ekonomike në vend t’i lehtësojnë, e shtojnë barrën për qytetarët.

Dihet që falë bujarisë së Fatos Nanos, konçensioni i Rinasit i dha kompanisë gjermane ekskluzivitetin për fluturimet tregtare dhe pasagjerët.

Kontrata u përkthye në fitime kolosale për të huajt. Pas liberalizimit të vizave, mania e shqiptaëve për të udhëtuar jashtë ishte normale. Vite më pas, udhëtimet janë shtuar, por tarifat kanë mbetur në vend. Vetëm për vitin 2016 fitimi bruto i kompanisë offshore që ka konçensionin e Rinasit ishte 17 milion euro. U desh të kalonin 12 vjet, që një qeveri të ndryshojë diçka në kontratë.

Me firmën e Edmond Haxhinastos dhe Arben Ahmetajt iu hap drita jeshile aeroportit të Kukësit (sot një projekt i harruar). Në këmbim, konçensioni i Rinasit u zgjat dhe 2 vjet dhe do të marrë fund vetëm në 2027.

Por për çdo aeroport tjetër që hapet, parashikohet që konçensioni të zgjatet përtej vitit 2027. Pra paratë që Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners) i humb nga konkurenca, do t’i kompensojë duke zgjatur vitet e konçensionit.

Tabela më poshtë përcakton sa vjet zgjatet konçensioni i Rinasit, në varësi të avionit të parë që ngrihet nga Vlora.

Prandaj një status në Facebook nga Edi Rama nuk mjafton për t’u entuziasmuar, megjithë frustrimin që vjen nga Rinasi. Aq më tepër kur vetë kryeministri ka ngritur gishtin mes rreshtave.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

7 Comments

  1. Nuk e kuptoj kete lloj lajmi apo kurthi! Sipas argumentimit ne Shqiperi nuk duhet te ndertohet asnje aeroport tjeter deri pertej 2027 sepse humbet nga konkurenca aeroprti i Tiranes.
    hajde llogjike hajde…….temen e semes!

  2. Qe te ngrihet nje avion nga nje aeroport i ri do te pakten 5-7 vjet pasi eshte pune kolosale. Pra nese fillon puna ne 2018-ten i bie ne 2015-en te ngrihet avioni i pare. Keshtu qe demi eshte i pallogaritshem.
    Pyetja qe kam dhe qe media duhet ta ndjeke eshte: Perse populli shqiptar duhet te prese vitin 2025 per aeroportin e ri qe te hyjne linjat low cost dhe te mos vihet ne funksionim tani ne kete moment aeroporti i Kukesit? Zhvillon zonen, rrit punesimin, pista eshte gati dhe ka nevoje per jo me shume se 5 milion euro sinjalistike e ndertese.
    Apo ndoshta keshtu vazhdojne te perfitojne kompanite si blu panorama, ernest etj. qe te mbajne cmime te kripura deri ne vitin 2025?

  3. Nje pyetje kisha:
    Pse quhet: Aeroporti Kombetar i Vlores?
    Mos ndoshta eshte vetem per “fluturimet” brenda vendit dhe ekskluziviteti i Rinasit si aeroport nderkombetar vazhdon?

    Ndoshta jam gabim

  4. Absurditeti me i madh kjo, kemi nje aeroport gati e qe nuk vihet ne funksionim, e ndersa mburremi se po ndertojme nje tjeter.

  5. Kryerrenacaku, ne pse vjet nuk ka mbaruar nje kilometer rruge te lungoleshit te Vlores do beka aeroport! I mjafton vendit nje areoport, kjo kuptohet edhe nga aeroporti i Kuksit qe nuk vihet ne pune! Jane thjeshte lojrat e edverit per lavtriçe te parave te droges, E jo? aeroport per vlonjaket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu