• |
ide | kryesore

Përplasja Duka- Fino/ Vjen reagimi nga UEFA: Nuk do lejojmë ndërhyrje politike

F1, Sport

Gara për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit po hyn në një pikë të nxehtë, me gjithçka ndodh në sipërfaqe dhe nën të. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Pedro Pinto ish-gazetar i njohur i CNN dhe sot drejtor i komunikimit në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor.


Në Nion të Zvicrës, godina moderne e UEFA-s ngjan e ftohtë, njësoj si emocionet e portugezit Pedro Pinto, ish-gazetari sportiv i CNN, që sot drejton zyrën e komunikimit të UEFA-s.


Dikur gazetar, me detyrën për të bërë sa më shumë pyetje, sot Pedro nuk na lejon më shumë se 3. Zëdhënësi i UEFA-s, vartës i Pedros, rri pas kamerës dhe na tërheq vëmendjen, kur bëjmë pyetjen e katërt. Pedro Pinto, drejtor i komunikimit të UEFA-s, flet në emër të presidentit Aleksandër Ceferin dhe mesazhi që do të përcjellë është vetëm një: UEFA po ndjek me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

Top Channel: Çfarë mund të thoni në përgjithësi për Federatën dhe futbollin shqiptar? Çfarë është bërë mirë dhe duhet bërë më mirë?

Pedro Pinto: Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin shqiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kualifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, sic është edhe projekti ‘grassruts’ tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne presim që kjo gjë të vazhdojë.

Top Channel: A keni ndonjë informacion rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit?

Pedro Pinto: Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetemi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithçka të shkojë ashtu si duhet.

Top Channel: Në rast të ndërhyrjeve politike, cili është qëndrimi i UEFA-s?

Pedro Pinto: Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu siç edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në çdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delegatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën.

Top Channel: A ka Shqipëria rrezik të përfundojë si Spanja dhe Greqia ku ka pasur ndërhyrje të politikës në zgjedhje?

Pedro Pinto: Nuk do të donim të krahasonim asnjë situatë që ka ndodhur në vende të tjera, të vetmen gjë që dua të them është se do të ketë 0 tolerancë nga çdo ndërhyrje politike në çdo nivel të futbollit dhe procesi zgjedhor është një nivel futbolli në këtë rast, për këtë arsye do të ketë 0 tolerancë. /tch/

3 Comments

  1. Bushat sikur nuk perputhet titulli me brendin mor i dashur.Shikoje dhe njehere si profesionist qe je.Se ti nuk je si Sonja ose Sonji Rrogetar iFSHF se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu