• |
ide | kryesore

Presioni ndërkombëtar bën punë, ndalet nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë

Lajme, Të fundit



Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë edhe për një javë shqyrtimin e nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale. Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur ta shqyrtojë fare kërkesën, për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është mirë që anëtarët e Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje.

Paraprakisht, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kishte paralajmëruar se mund të përballen me pasoja të ashpra të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Reagime të ashpra ka patur edhe nga ambasadorë të tjerë të vendeve të rëndësishme të BE-së.

 

 

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty./rel/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *