• |
ide | kryesore

PS, PD, LSI caktojnë 5 emrat që do të përzgjedhin anëtarët e komisioneve ad-hoc të KLP dhe KLGJ

Lajme, Të fundit



PS, PD dhe LSI kanë përcaktuar emrat e deputetëve që do të zënë vendet në komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Partia Socialiste do të përfaqësohet me Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushën, Partia Demokratike me Oerd Bylykbashin, i cili do të jetë edhe nënkryetar i komisionit, ndërsa LSI me Nasip Naçon.

Partia Demokratike pritet që të paraqesë në nënkomision një mendim të saj për atë që ajo e konstaton si problematikë në ecurinë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të KLGj e KLP. Më herët, në Komisionin e Ligjeve u miratua rregullorja për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Miratimi për funksionimin e komisionit ad-hoc, që do të përzgjedhë anëtarët për këto dy organe të rëndësishme të parashikuar nga reforma në drejtësi është bërë vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita ishte e pranishme në seancën e Komisionit të Ligjeve, por zgjodhi të abstenojë në momentin e votimit. Një ditë më parë, mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *