• |
ide | kryesore

Reforma në Drejtësi, miratohet ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor

Lajme, Të fundit



Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e Këshillit e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Raporti për kandidatët u prezantua nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj, i cili tha se vlerësimi për kandidatët është i arsyeshëm pasi u bë vlerësimi moral dhe profesional.

Gjonçaj tha për KLP kanë plotësuar kushtet ligjore 7 kandidatë, ndërsa 10 janë përjashtuar. Ndërsa nga trupa e pedagogëve, Gjonçaj tha se 5 kandidatë plotësojnë kushtet, ndërsa 2 të tjerë janë përjashtuar.

Ai tha se janë shpallur 6 herë thirrje për kandidatët e KLP nga shoqëria civile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *