• |
ide | kryesore

Sekretari organizativ i PD tregon detajet e protestës: Dalim për të rrëzuar Edi Ramën

Lajme, Të fundit
14667721311466442317bozdooo.jpg



Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka folur për përgatitjet e opozitës para protestës së 27 janarit. Në studion e Report Tv, Bozdo deklaroi se PD është në kulmin e përpjekjeve për të pasur një pjesëmarrje sa më të madhe ditën e protestës, e cila sipas tij, pretendon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Më tej, Bozdo foli dhe për bashkëpunimin me LSI, duke thënë se PD nuk ndal del kundër asnjë partie që do të protestojë për të larguar kryeministri Rama, që sipas tij, i ka vrarë shpresën këtij vendi dhe shoqërisë.

 Jemi në kulmin e përpjekjeve tona për një pjesëmarrje sa më të madhe, për të protestuar kundër qeverisë më 27 janar dhe për të kërkuar ikjen e Ramës. Zgjedhja e kryeprokurores ishte gozhda e fundit që varrosi Reformën në Drejtësi. Kur erdhi koha që Vettingu të bëhej, Rama zgjedh të mos e ushtrojë këtë, duke harruar ato që kishte thënë. Të gjitha çështjet e nxehta, që implikojnë qeveritarët shqiptarë nga Edi Rama, e shkruan fatin me zgjedhjen e kryeprokurorit. Nuk do të dalim në protestë për kryeprokurorin. Dalim për të larguar Edi Ramën, ai nuk qeveris më. Sot shpresa ka vdekur. Jemi të dytët pas Sirisë për azil. Ky vend është bërë i pashpresë, ky është problem shumë i madh. Kjo qeveri e ka futur në kolaps vendin, shoqërinë, institucionet. Pa ndryshuar kjo, s’ka asgjë të mirë. Ka bërë të gjithë kriminelët deputetë. Sot nuk ka një shqiptar që i mungon arsyeja për të protestuar.” – tha ndër të tjera Bozdo.



2 Comments

  1. ESHTE POPULLI QE DO PROTESTOI< , POR PARTITE DUHET TIDREJTOJNE ME NORMA DEMOKRATIKE,Koha e durimit, e mbajtjes ne kurriz te ketij pushteti ka mbaruar. Kush eka ndier, e ndjen peshen e shtypjes te ketyre makuteve proteston per ti larguar qe mos te na

  2. ESHTE POPULLI QE DO PROTESTOI< , POR PARTITE DUHET TIDREJTOJNE ME NORMA DEMOKRATIKE,Koha e durimit, e mbajtjes ne kurriz te ketij pushteti ka mbaruar. Kush eka ndier, e ndjen peshen e shtypjes te ketyre makuteve proteston per ti larguar qe mos te na rendojne me shume jetesen, e vuajtje te mos na ishtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *