• |
ide | kryesore

Tentativa për grabitjen e kazinosë në Vlorë, reagon policia 

Lajme, Të fundit



Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Vlorës bëri me dije se në qytetin bregdetar nuk është tentuar të vidhet një kazino, sikurse u publikua në media pak minuta më parë.

Sipas policisë, është telefonuar për një grabitje në kazino, ku dy persona supozohej të kishin hyrë të armatosur, por telefonata rezultoi e rreme.

Policia shkoi në kazino dhe për siguri ushtroi një kontroll, ku u vendos të shoqëroheshin në komisariat tre persona për faktin se nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi, por jo për tentativë grabitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *