• |
ide | kryesore

Tronditet Athina, ekzekutohet krahu i djathtë i Alket Rizait (FOTO)

Lajme, Të fundit



Athina është tronditur sonte nga një vrasje mafioze. Me 15 plumba është ekzekutuar një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Greqi. Është fjala për Vasilis Stefanos, të cilit i është bërë atentat në lagjen ‘Hajdari’ të kryeqytetit grek. Dy persona me motoçikletë i janë afruar makinës së tij dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Stefanos ka pasur një lidhje edhe me Alket Rizain, personazhin e njohur të botës së krimit në Greqi. Ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të shqiptarit nga burgu i ‘Koridhalosë’ bashkë me Vasilis Paleokostas. 57-vjeçari ishte liruar nga burgu një vit më parë.

Ai është ideatori i shumë krimeve të rnëda të mafias greke. Ka pasur gjithashtu edhe bashkëpunim me grupin terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”. Për momentin policia s’ka ende persona të ndaluar për vrasjen e tij. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me larje hesapesh mes bandave greke. Vasilis Stefanos konsiderohet si një prej baronëve të burgjeve greke, pasi thuajse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në burg.

©LAPSI.al 

Image



1 Comment

  1. Avash..avash.. se me shume zjarr e morret. Rizai ishte nje nga çiraket e ketij dhe jo ky krahu i djathte i nje budallai shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *