• |
ide | kryesore

Video/ Donald Trump ‘përplaset’ me gazetarin dhe do ta nxjerrë jashtë Zyrës Ovale

Lajme, Planet



Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të bëjë lajm me qëndrimet dhe sjelljet e tij. Këtë radhë ai i është drejtuar me fjalën ‘jashtë’ një gazetari të CNN.

Ngjarja ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me reporterin e CNN, Jim Acosta. Mediat e huaja qe transmetojne lajmin bejne me dije se gjithcka ndodhi gjatë një konference për media, ku Trump u përplas me gazetarin.

Ai këmbëngulte në pyetjet që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra.

“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje.

Trump reagoi me pergjigje te prere: ‘dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet’.

Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.

Këtu Trump reagoi dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë. I drejtoi gishtin duke i thënë: Jashtë…

Gazetari nuk e ka lënë me kaq, por ka komentuar në Twitter gjithë sa ndodhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *