• |
ide | kryesore

“Zoti i dha Messi-t një këmbë magjike dhe një fytyrë… mos o Zot!”

Arkiva



Ai njihet për batutat dhe humorin e tij. Joaquin Sanchez, mesfushori i skuadrës së Betisit në Spanjë e konsideroi Leo Messi si lojtarin më të mirë në botë.

“Për këtë nuk ka debat fare. Messi është më i miri. Kemi pasur fatin ta shikojmë dhe të përballemi me të në fushë. Do të kalojnë shumë vite derisa të shikojmë një futbollist të ngjashëm me të”, – tha Joaquin për një emision radiofonik spanjoll.

Në këtë emision ishte i pranishëm edhe trajneri i Betisit i cili shtoi se Messi është edhe i bukur, por Joaquin e kundërshtoi.
“Jo. Jo. I bukur jo. Zoti i ka thënë “po të jap këtë këmbë magjike, por edhe një fytyrë… mos o Zot”, – Joaquin me të qeshur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *