• |
ide | kryesore

Basha: Me ligjin e ri në kuvend, Rama po mbron peshqit e mëdhenj

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e fundit të PS-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit duke i kërkuar Prokurorisë të sjellë prova përpara se të kërkojë arrestimin e deputetëve.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se me këtë akt Rama po zhbën Reformën në Drejtësi.

“Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Kushdo që priste arrestimin e peshqve të mëdhenj, tani do të përballet me cironka. Kjo do e kthejë SPAK-un në një organizatë jo qeveritare. Do të jetë Rama ai që do vendosë për arrestimin. Rama po kthen në ligj modelin që mbrojti Sajmir Tahirin. Qytetarët e panë sesi Rama ktheu Kuvendin në Gjykatë dhe mbrojti Sajmir Tahirin”, u shpreh Basha.
Sipas tij “Me këtë model ai po zhbën shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi. Me të gjitha këto akte që ka ndërmarrë deri më sot dhe me atë që po propozon, nuk po bën gjë tjetër por po zhbën reformën në Drejtësi. Po merr masa që asnjë ministër i zhytur në krim të mos dalë para drejtësisë. PD do ta kundërshtojë fuqishëm këtë akt i cili ka një synim: zhbërjen e reformës në Drejtësi dhe që asnjë peshk i madh të mos dalë para gjykatës”.



2 Comments

  1. Me sa do marrin prona ish pronaret
    AQ do kapen edhe peshqit e medhenj.
    M dy ligje antikushtetues dhe 16 te tjere qe ndalon e kthimi e prones
    Po’ ti bashe pse votove per mosrigjykimine ceshtje e te korrupsionit.
    Me vjen keq qe kam votu gjithmone per ju
    Nga inati i vjerres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *