• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ FIFA i bllokon merkaton Chelsea

F1, Sport

Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos. Sipas “The Guardian” shkruan se klubi londinez është vënë në shënjestrën e FIFA-s për shkelje të rregullave në nënshkrimin e kontratave me futbollistët e mitur. Për momentin janë 25 raste nën hetim. Të gjitha janë futbollistë të huaj, por numri mund të rritet gjatë hetimeve.


Për çështjen po angazhohet komisioni disiplinor të FIFA-s që në të kaluarën ka bllokuar edhe klube të tjerë si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid për situata të ngjashme. Nga Chelsea sigurojnë se kanë respektuar të gjitha normat e FIFA-s. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu