• |
ide | kryesore

FOTO/ Suedia në alarm, shpërndan fletëpalosje: Bëhuni gati për luftë!

Lajme, Të fundit



Suedia hedh një hap të rëndësishëm në atë që quhet “frikë nga Lufta e Tretë Botëror”. E ndodhur në afërsi të Rusisë ajo ka nisur të informojë qytetarët e saj se si duhet të sillen në rast lufte.

Për të gjithë qytetarët është shpërndarë një fletëpalosje e quajtur “Nëse kriza apa lufta fillon” e cila u është dërguar 4.7 milion suedezëve në shtëpi. Aty përshkruhen të dhëna dhe këshilla se si duhet të sillen në rast të një sulmi terrorist apo nga armë bërthamore.

Christina Andersson nga agjencia suedeze e emergjencave tha se kjo iniciativë u morr për të qenë në gatishmëri në rast të një sulmi nga Rusia e cila ka intensifikuar lëvizjet ushtarake në rajon.

Ekspertët besojnë se Rusia ka hartuar vitin e fundit një plan si mund të pushtonte Suedinë. Vladimir Putin thuhet se ka kërkuar që plani të synojë edhe marrjen e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik si Letonia, Lituania dhe Estonia, si dhe Polonia, Norvegjia dhe Finlanda. Dhjetëra mijëra trupa u grumbulluan pranë kryeqytetit bjellorus të Minskut për një stërvitje në shtator 2017.

Analistët e konsideruan këtë stërvitje një “paradë” për të treguar forcën kundër NATO-s. Gjatë kësajk kohe ka pasur gjithashtu raporte për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë në Evropën Balltike dhe Veriore. Ndërsa NATO vijon të shtoojë trupat në veri në mbrojtje të brigjeve të Britanisë ku janë vënë re afrime të nëndetëseve ruse.

Moska thotë se stërvitjet e quajtura “Zapad”, për të cilat thuhet se janë një provë për kapjen e Suedisë, ishin thjesht mbrojtëse. Kremlini mohon që ka praktikuar pushtimin e ndonjë grupi të tretë vendesh, por Andersson thotë se “situata aktuale e sigurisë” po i shqetëson suedezët.

Edicioni i parë i një broshure të ngjashme u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Suedia ishte neutrale. E fundit u shpërnda në vitin 1991, në fund të Luftës së Ftohtë. Përveç trajtimit të kërcënimit të pushtimit rus, botimi i vitit 2018 do të përmbajë këshilla për mbijetesën e luftës bërthamore dhe udhëzime për trajtimin e sulmeve kibernetike. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. mement ,per sencibilizim dhe vlersim mbasi shpirti njerzore kerkon paqen ndersa gjymtyret njerzore i bejne sherbimin luftes ,ceshtja eshte tu kujtohet rruget e arritjes te asaje qe ndiejn ne shpirte jo asaj qe duan me trup,[egoja pushtetit dhe paras,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *