• |
ide | kryesore

Naftëtarët protestë para prefekturës së Fierit: PS nga groposi, nuk kemi bukë, duam pagat

Lajme, Të fundit



Punonjësit e Kompanisë ARMO kanë protestuar edhe sot para prefekturës së Fierit duke bllokuar qendrën e qytetit për disa minuta. Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit dhe Ballshit janë shprehur kundër vendimit të ministrit Arben Ahmetaj për nxjerrjen e 1200 punonjësve si të papunë dhe trajtimin e tyre me asistencë sociale. Ata deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestat.

Naftëtarët shprehen se protesta e tyre nuk është politike, ndërsa kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës dhe jo trajtimin e tyre me asistencë. Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit Ahmetaj që të vijë në Fier dhe të shikojë gjendjen reale të tyre dhe të kompanisë dhe jo të bëjë deklarata nga Tirana.

Kërkojmë puna dhe pagat, asgjë tjetër. Për këto arsye është bllokuar rruga. Ne nuk jemi me protestën e opozitës në 27 janar. Nuk jemi për protestë politike, ne duam bukë. Këtu nuk ka faj kryeministri, por ata ministrat e tjerë. Arben Ahmetaj të vijë këtu në Fier, jo ta mbajë monopol. Dubai, Kuvajti me cfarë bëhen, nafta çanë bllokadën, shikoni si jemi ne si në Indi këtu. Do të ngujohemi këtu, nuk do të lëvizim.  Ai mori votat tona. Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi.  Nuk kemi bukë. Ne jemi punonjësit e ARMO-s, ministri tha punonjësit të marrin 110 mijë lekë, por ARMO është gjallë. Në duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Paratë që ministri të na japë ne, ti vendosë në dispozicion të kompanisë dhe specialistët që kemi ne do e vendosin në punë. Nëse nuk na jepni zgjidhje na shtypni edhe ne me makinë, ne nuk largohemi” – u shprehën naftëtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=374wfyAhFYo&feature=youtu.be



5 Comments

  1. Aty te mbahen, tek dejtesia e Edi Rames. Edi Rama e beri Reformen ne drejtesi dhe tani s’ka nevoje te merret me muhabete per drejtesine. Te gjithe keta le te marrin ne vend te pages Reformen dhe jane ne rregull per kete mandat, mandatin tjeter do marrin Reformen ne Nafte…

  2. Keta qenkan akoma me sistemin e enverit dhe kjo fabrike duhet mbyllur menjehere dhe duhet cuar per skrap ashtu si uzinat e tjera qe u shkerdhyen per 27 vjet. Ashtu si ne cdo qytet tjeter ku u shkaterruan uzinat edhe keta duhet te integrohen ne ekonomine kapitaliste dhe te heqin dore nga uzinat e enverit.

  3. Ishalla vdisni sonte.Megjithese ju Kane quar ne keté derexhe,nesër po te keté zgjedhje,per ta do te votoni.Ju meritoni me te zezen qe i behet njeriut.Jeni te ligjm

  4. Per Partine duhet me me dhane jeten e Jo me kuleten .Per ta votoni prape see do ju a shperblejne.aQysh e meritoni ju,asgje nuk ju Kane bere.Populli ne gjunje,Partia mbi qafe.Pak e keni turp,te degjenerum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *